‘Në emër të luftës kundër koronavirusit, a po shkojmë drejt diktaturës’?

Ndaje

Nga Ekrem Spahiu

Zotërinj deputetë,mos votoni kundra demokracisë

Qeveria, nëpërmjet aktit-normativ Nr.7, datë 23.03.2020, liroi nga qelitë e burgut 570 të dënuar, si masë kundër përhapjes së koronavirusit në vendet e vuajtjes së dënimit. Në këtë kuadër, Ministria e Drejtësisë, me anë të një kërkese, i është drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme të nxjerrë udhëzime në mënyrë që të kërkohen masa dënimi alternative, si dhe aplikimin e masave të sigurisë ndryshe nga “Arresti në burg” kur kjo është e mundur.

Një zhvillim i tillë i papritur si epidemia e coronavirusit, e cila rrezikon në masë jetën e popullit në atë shkallë sa e rrezikojnë edhe luftrat, e bën të domosdoshme, që në kornizën e gjithëmasave për përballimin e e saj, mund të parashikohen edhe masa penale.

Por shohim se po kalohet në ekstrem. Qeveria ka propozuar që, për të gjithë ata që shkelin urdhrin e karantinës, të dënohen me burg deri në 10 vjet. Në rast të cenimit të jetës së qytetarëve, dënimi shkon deri në 15 vjet burg.

Mendoj se,nëse shkelja e urdhrave të karantinës bëhet me qëllim kriminal apo terrorist, atëherëkëto ndryshime në Kodin Penal janë të nevojshme dhe të justifikuara. Por nuk do e gjykoja të arsyeshme nëse këto masa merren për të frikësuar njerëzit. Popullata, më shumë mund të frikësohet përmes informacionit për rrezikshmërinë nga koronavirusi, sesa përmes kërcënimit.

Italia, Spanja Franca, apo SHBA-të, në raport me ne po përjetojnë situata më të rënda, por nuk shoh që të kenëashpërsuar masat, madje Britania e Madhe apo Suedia nuk e kanë cënuar farë lirinë e lëvizjes, e jo më të parashikojnë burgim.

Një shtet demokratik garanton të drejtat dhe liritë themeltare të qytetarëve të tij, dhe balancon çdo masë që merr e nuk shkon drejt ekstremit. Në kushtet ku kurba e pandemisë nuk është në rritje dhe disa shtete kanë filluar lehtësimin e masave shtërnguese edhe ne duhet t’i lehtësojmë masat kufizuese.

Po pse e bën këtë Edi Rama?

Për mendimin tim, Edi Rama ka vendosur që edhe këtë situatë ta shfrytëzojë për të rritur më tej autoritarizmin e tij. Shqipëria tashmë është një vend demokratik dhe ndoshta paralelet nuk shkojnë, por të mos harrojmë se kështu e filloi edhe Enver Hoxha që gjatë luftës, për të jetësuar pushtetin e tij personal dhe me synimin e qartë për të vendosur diktaturen në Shqipëri.

Shikoni dokumentin se si vepronin edhe pas “çlirimit” të Tiranës:Sot jemi në kushte të tjera. Kuvendi i Shqipërisë, pavarësisht se në ç’numra ka rezultuar në total, i ka mjaftueshëm instrumentat për të ndaluar autoritarizmin e pakufi.

Që të miratohen këto amendime në Kodin Penal, duhen 3/5 e votave të deputetëve (84) të Kuvendit, dhe Edi Rama nuk i ka këto vota. Prandaj nëse deputetët e mazhorancës ndoshta nuk do guxojnë të shprehen kundër, deputetët e opozitës në asnjë mënyrë nuk duhen të miratojnë këto ndryshime, se i japin Ramës një mundësi të rrezikshme në dëm të shqiptarëve dhe demokracisë në Shqipëri.

Opozita duhet të reagojë fuqishëm.Nëse ligji miratohet sot në Kuvend, opozita duhet t’i harroje protestat kundra qeverisë, të paktën deri nëzgjedhjet parlamentare të radhës në qershor 2021, pasi për zgjedhje të parakohshme nuk mund flitet më. Kush thyen karantinën dënohet me burg! 

*Ish – deputet & kryetar i PLL

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje