Kosova në alarm, arrin në 423 numri i të infektuarve me koronavirus

Kosova në alarm, arrin në 423 numri i të infektuarve me koronavirus

33
0
Shares

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se 36 raste kanë rezultuar pozitive në testin për COVID-19.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 173 mosra prej të cilave 36 kanë rezultuar pozitive.

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 423, përcjell Telegrafi.

“Natyrisht numri i rasteve duhet të jetë edhe më i madh duke pasur parasysh distribuimin e virusit”, u shpreh virologu Salih Ahmeti.

“Këto rastet që kanë rezultuar pozitivë sot i kemi hospitalizuar. Gjithsej i kemi 62 raste të hospitalizuar me Covid-19, plus edhe një grup që është në pritje të rezultateve. Pasi t’iu merret mostra do të pritet për rezultatet virologjike të tyre”, tha Ahmeti.

“Aq sa është brengosëse numri i rasteve që dalin, aq më brengosëse është edhe se kemi filluar të pranojmë numër më të madh të rasteve. Rastet janë gjithnjë e më të rënda dhe kur vijnë kanë edhe komplikime, si raste pak a shumë të vonuara”, tha ai në Edicionin Special në Klan Kosova.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY