“Ç’thonë në mëngjes e mohojnë në drekë”, Ish-ministri: Pra më mirë të...

“Ç’thonë në mëngjes e mohojnë në drekë”, Ish-ministri: Pra më mirë të të zërë virusi se pushteti

52
0
Shares

Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, nuk e ka kursyer sarkazmën sot ndaj ndëshkimeve më të ashpra që synon të vendosë qeveria Rama në kuadrin e pandemisë. Ai kete e quan te gjithen sipas një rregulli “lesh e li”.

Manjani ka vendosur në peshore madje se nga heq më shumë rreziku në këtë periudhë, nga virusi që kërcënon shëndetin apo nga qeveria që po godet pa kursim qytetarët për shkeljen e orareve të qarkullimit apo distancimit social.

Sipas të dhënave zyrtare, në 24 orët e fundit: COVID 19 infektoi 24 persona dhe lëshoi si të shëruar 26 të tjerë.  Rregulli i virusit është shumë i qartë: nëse infektohesh do shërohesh.

Pushteti i Surrelit dënoi 600 kalimtarë, 217 drejtues mjetesh, 7 të arrestuar. Rregulli i pushtetit lesh e li. Ç’thonë në mëngjes e mohojnë në drekë. Pra më mirë të të zërë virusi se pushteti.

Me kë po luftojmë?! Me virusin apo njëri-tjetrin?! Ndërkohë gjykata (shteti), është pushim…”

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY