Basha: Qeveria nuk ka plan, qeveria po improvizon

Basha: Qeveria nuk ka plan, qeveria po improvizon

43
0
Shares

“I pafalshëm improvizimi i qeverisë në javën e 5-të të krizës”, tha Basha sot nentakimin me gazetaret. Qeveria nuk ka plan. Kam vënë në dispozicion të institucioneve edhe zyrtarisht pikëpamjen tonë për hapat që duhen hedhur për të dalë nga kjo situate. Pres reflektim të menjëhershëm dhe shpalljen e një strategjie të qartë, tha ai gjate bisedes online.

Pjese nga pergjigjet e Bashes ne pyetjet e gazetareve:

Pyetje: A ka një plan/strategji Partia Demokratike për turizmin pasi jemi në prag të sezonit. Nga ana tjetër zoti Klosi deklaron se duhet marrë leje në e-albania për të shkuar në plazh. A e dëmton turizimin dhe marrja e lejes në këtë paltformë, ku shohim që qytetarët kanë vështirësi me një platforme të tillë?

Lulzim Basha: Të flasim për hapa konkretë, kur nuk kemi një strategji është spekulative dhe ky është problemi kryesor që i kam parashtruar dhe do të vazhdoj t’ia parashtroj autoriteteve edhe sot përmes kësaj konference për shtyp. Në qoftë se nuk kemi strategji, atëherë qartësisht po improvizon. Improvizimi është i kuptueshëm momentin e parë të përballjes me emergjencën. Është i kuptueshëm javën e parë sa ta marrin veten institucionet, por është i pakuptueshëm, është i pafalshëm javën e pestë apo të gjashtë të emergjencës. Nuk të falet improvizimi. Kjo tregon se nuk ke plan, nuk ke strategji. Kam vënë në dispozicion të institucioneve edhe zyrtarisht pikëpamjen tonë për hapat që duhen hedhur për të dalë nga kjo situatë dhe pres, por jo dhe shumë gjatë, reflektim të menjëhershëm dhe shpalljen e një strategjie të qartë që të nisë me ndryshimin kryekëput të përqasjes me testimet, rritjen eksponenciale të numrit të testimeve, me gjurmimin dhe kontakteve të burimit që do të na japë një paraqitje më të qartë dhe të vërtetë të situatës, në mbështetje shumë më të madhe për shëndetësinë seç kemi sot, në matjen dhe menaxhimin e situatës në bazë të matjeve që na tregojnë se vërtet pandemia po frenohet dhe si mund të lirohet dhe cilët sektorë mund të lirojmë apo cilat zona gjeografike mund të lirojmë në ekonomi dhe në qoftë se pandemia po përparon çfarë masash duhet të marrim për ta frenuar.

Së fundmi, por më e rëndësishme, tranzicioni që në bazë të këtyre të dhënave duhet të bëjmë nga situata e karantinës për njerëzit dhe situata e karantinës ekonomike drejt hapjes së kësaj karantine dhe rihapjes së ekonomisë, sepse siç u thashë, nuk mund t’i mbash njerëzit në shtëpi pafund pa pasur një plan. Prandaj duhet një plan dhe asgjë nuk mund ta zëvendësojë planin. As duke folur në hava si shkohet në plazh apo si nuk shkohet në plazh, as duke e ndryshuar diskutimin dhe duke prezantuar masa të tjera represive e ndryshime në kodin penal. Duhet urgjentisht, sot, të kemi një plan, një strategji dhe transparencë para qytetarëve. Ky është plani, këto hapa do të hedhim. Në qoftë se këto hapa kanë këtë rezultat, atëherë presim që brenda kësaj date qytetarët të kenë këto përfitime sa i përket daljes nga shtëpia, sa i përket hapjes së ekonomisë, por askush nuk mund të spekulojë për këto sepse spekulimi në këtë rast realisht do të na kushtojë jetë, shëndet dhe ekonomi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY