“SHBA mund të zgjasë periudhën e distancimit social deri në vitin 2022”

“SHBA mund të zgjasë periudhën e distancimit social deri në vitin 2022”

59
0
Shares

Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund ti duhet të zgjasë periudhën e masave për distancim social të marra për shkak të përhapjes së COVID-19 deri në vitin 2022 sipas kërkuesve të Shkollës së Shëndetit Publik të Harvardit.

Studimi vjen ndërkohë që më shumë se 2,200 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 vetëm ditën e djeshme. Ndërsa numri I përgjithshëm I vdekjeve në Shtetete Bashkuara për shkak të koronavirus është 28,300.

“Distancimi social duhet të vazhdojë deri në 2022 nëse kapacitetet e kujdesit kritik nuk rriten apo një mjekim ose vaksinë nuk zbulohet” u shprehën kërkuesit e Harvardit të martën për buletinin shkencor.

Me shembuj nga Koreja e Jugut dhe Singapori kërkuesit thonë që distancimi social do të shpëtojë sistemin shëndetësor nga një kolaps total dhedo tëlehtësojë gjurmimin e personave të infektuar.

Kërkuesit janë të vetëdijshëm që ky distancimi zgjatur social do të ketë pasoja negative në aspektin ekonomik, shoqëror dhe arsimor. Ata shtojnë që edhe nëse mund të duket sikur virusi është eleminuar, kujdesi duhet të jetë shumë I lartë pasi mundësia e rasteve sporadike mund të zgjasë deri në 2024.

Sipas Organizatës Botërore të  Shëndetit  virusi mund të mos e ketë arritur akoma piken kulmore. Rreth 2 milion njerëz janë infektuar dhe mësë  124.000 mijë kanë vdekur nga ajo që cilësohet si pandemia më e rëndë e shekullit. Epiqendra e virusit është zhvendosur nga Kina, nga ku u përhap, në SHBA ,vendi që regjistron numrin më të madh të vdekjeve.

Burimi:Reuters/Pergatiti:E.Hoxha

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY