“Qeveria me plan për distancimin në plazh”, flet Klosi: Kur rifillojnë fluturimet,...

“Qeveria me plan për distancimin në plazh”, flet Klosi: Kur rifillojnë fluturimet, pse turizmi do të mbijetojë

206
0
Shares

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, beson se turizmi mund të nisë të marrë frymë përgjatë muajit qershor, kur pritet të hapen sipas tij aktivitetet e para.

Ministri tha se me grupet e ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë, është duke u përgatitur plani për mënyrën e re të sezonit turistik ku të respektohen rregullat e higjienës dhe të distancimit social.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit tha se me rregulalt e reja më shumë se sa pasaporta identifikuese, do të ketë ajo e historikut shëndetësor dhe se nje date e perafert se kur mund te hapen fluturimet, do te ishte ajo e qershorit.  Megjithatë, situata duket jo premtuese për rinisjen e fluturimeve nëse deri atëherë nuk do të gjendet vaksina.

“Hapja e kufijve nuk mund të jetë vetëm shqiptare, është rajonale, europiane, botërore. Po diskutohet të hapen fluturime të kontrolluara ku më tepër se pasaporta me emër me mbiemër, do të ketë rëndësi pasaporta shëndetësore. Pa dalë vaksina do ta kemi të vështirë të kthehemi në normalitet”, theksoi ministri Klosi.

Tre janë arsyet pse Shqipëria sipas ministrit të Turizmit, Blendi Klosi se pse turizmi dhe Shqiperia nuk është prekur sa vendet e tjera.

Ne kemi mundësi të përfitojmë nga turizmi i brendshëm, pra të gjithë shqiptarëve të shqiptarisë që është një numër i konsiderueshëm, që do ta mbajnë  në jetë sektorin.Kemi përfitim nga fakti që kemi struktura të vogla, të mirë administrueshme, që nuk ka nevojë të merren vendime në borde.Kemi një jetë hoteliere të re, që nuk e kemi të bazuar në rezervime disa-vjeçar, kjo do i bëjë hotelet të funksionojë në rezervim ditor.  Ndryshe nga në Greqi, ku nëse nuk i ka të shitura, në fund të verës,Dhe e treta: Vlera e parasë harxhuar për turizëm në Shqipëri akoma është në nivele të pranueshme,e dhe jo ato stratosferike që ka pasur rajoni. 

Ministri Blendi Klosi tha gjatë intervistës për Report Tv, se po punohet me ekspertët për planin konkret ku do të ketë distancë mes çadrave, por nuk tha detaje pasi gjithçka pritet të vendoset deri në momentin kur mund të mendohet hapja e aktivitetit turistik.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY