Humbi jetën nga koronavirusi, ndërsa gruaja e 90-vjeçarit shërohet dhe del sot...

Humbi jetën nga koronavirusi, ndërsa gruaja e 90-vjeçarit shërohet dhe del sot nga Infektivi

78
0
Shares

Viktima e 25-të e koronavirusit në Shqipëri është një 90-vjeçar nga Fieri. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se i moshuari, ishte i intubuar prej 11 ditësh, vuante nga diabeti, astma bronkiale dhe hipertensioni.

Por burime nga mediat dhe gazetaret, bejne me dije se 90-vjeçari e humbi betejën me koronavirusin, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet ende në spitalin Infektiv.  90-vjeçari u evidentua 2 javë më parë si i infektuar dhe bëhet fjalë për vatrën ku u prekën dy bashkëshortët e moshuar në një pallat në lagjen “15 tetori” si edhe një mësuese.

Pritet që sot ajo të transferohet drejt banesës së saj duke qenë se ka dalë negative në testin e dytë që i është bërë. Nga të dhënat e deritanishme, dyshohet se infektimi i bashkëshortëve ka qenë i rastësishëm, pasi nuk kanë pasur histori udhëtimi apo kontakte me persona të infektuar.

Ndërkohë, në Fier situata është e qetë, pasi prej një jave nuk ka raste të reja të konfirmuara.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY