27-vjeçarja me Koronavirus sjell në jetë fëmijën, ishte e intubuar dhe në...

27-vjeçarja me Koronavirus sjell në jetë fëmijën, ishte e intubuar dhe në gjendje kome

54
0
Shares

Angela Primachenko është një ndër personat e prekur nga Koronavirusi, për më tepër ajo ka qene shtatzënë. Për shkak se situata u përkeqësua ajo u detyrua që të futej në kujdes intensiv dhe ka qenë e intubuar.

27-vjeçarja më në fund ka dalë nga intubimi dhe është rikthyer në shtëpi. Por, në momentin që ajo është zgjuar ka parë që barkun e rrumbullakosur nuk e kishte më dhe nuk dinte asgjë se çfarë kishte ndodhur.

Angela kishte lindur beben e saj në kohën që ka qenë e intubuar dhe për më tepër ajo ka qenë në gjendje kome. Motra e saj shprehet se ata nuk e dinin nëse motra e tyre do të mund të mbijetonte.

Ata kanë zgjedhur një emër mjaft kuptimplotë për beben duke e quajtur Ava që do të thotë “frymë e jetës”.

Primachenko është shprehur: “Nuk isha e sigurt se ku isha, isha shumë e hutuar. Nuk kisha më bark dhe nuk e dija se ku ishte fëmija im”.Ajo ka lindur fëmijën e saj në spitalin ku punon si terapiste respiratori.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY