Si mund të përfitosh 40 mijë lekëshin, Rama: Paratë do të shkojnë...

Si mund të përfitosh 40 mijë lekëshin, Rama: Paratë do të shkojnë drejtpërdrejtë tek punonjësit jo te pronarët

135
0
Shares

Kreu i qeverisë Edi Rama ka hyrë në një lidhje live në rrjetet sociale, për të shpjeguar se kush do të përfitojë shumën e 40 mijë lekëve në dorë, për shkak se janë hequr nga puna.

Rama tha se punonjësit janë zgjedhur bazuar tek listë-pagesat e paraqitura nga kompanitë deri më datën 10 dhe se për të marrë shpërblimin do të mjaftojë një konfirmim kur të hapet faqja përkatëse në Drejtorinë e Tatimeve.

Ne duam që kjo pagë, 400 mijë lekë të vijë drejtpërdrejt tek ju, jo nëpërmjet kompanisë ku punon. Punonjësit janë përzgjedhur bazuar nga dokumentet që janë paraqitur nga kompanitë deri në datën 10. Që do të thotë se të gjithë ata që janë larguar nga puna për shkak të covid-19, javë pas jave, marrin pagën. Pra ne disponojmë emrin tuaj dhe duhet vetëm të konfirmoni. Një konfirmim shumë i thejshtë pa asnjë procedurë….është e detyrushme të bëhet një verifikim. Ndërsa për bizneset e vogla është më e gjatë procedura. Askush nuk mbetet pa marrë pagën, por thejsht procedura e verifikimit është pak më e gjatë. Thjesht me një klik, përmjet emailit, do tregoni, jam unë dhe kaq. Nuk duam që pronari t’ua mbaje lekët e t’ua japë një pjesë,”– tha Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/539950563330857/

vijon..

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY