Ruci kerkon penalizim te deputetit qe doli ne nje kafe ne Kamez

Ruci kerkon penalizim te deputetit qe doli ne nje kafe ne Kamez

82
0
Shares

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ka kerkuar marrjen e masave ndaj deputeteve qe shkelin rregullat e izolimit duke marre shkak nga nje deputet qe sipas tij ka dale ne kafe ne Kamez.

Ruçi tha se duhet përjashtuar nga mbledhja e komisionit çdo deputet që shkel masat dhe u bëri thirrje që të respektojnë kodin e veshjes, ndonëse marrin pjesë në mbledhje, online. Në fund, kreu i Kuvendit u ka kërkuar deputetëve që të bëjnë shumë kujdes edhe gjatë seancës plenare të 16 prillit.

“Kemi pasur një rast, nuk po e them se cili deputet ishte, që, megjithëse është marrë masa që klubet të mbyllen, lidhet online për një mbledhje të komisionit dhe jep mendimin e tij nga një klub në Kamëz. Në raste të tilla do t’ju kërkoja juve, si kryetarë komisionesh, se i keni të gjitha atributet që, në zbatim të Rregullores në situatë të zakonshme, aq më tepër në një situatë të jashtëzakonshme, ta përjashtoni nga mbledhja e komisionit cilindo nga deputetët që shkel masat dhe mos e lejoni futjen e tij në mbledhjet respektive për sa i përket kësaj çështjeje.

Në qoftë se në këtë seancë ne nuk zbatojmë në mënyrë strikte masat e vendosura deri më sot në sallën e parlamentit, seanca do të përfundojë në disko live dhe do të japim mesazhin më të keq të mundshëm. Në qoftë se mesazhi i të gjithë popullit shqiptar ka qenë i shkëlqyer dhe falë këtij mesazhi, këtij qëndrimi, këtij respektimi te këtij vullneti, këtij durimi, ne kemi këtë rezultat që kemi, atëherë salla e Kuvendit do të japë shembullin më të keq ndaj zgjedhësve të vet, prandaj këtë duhet ta kemi parasysh,“- tha Ruçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY