Florenc Capja shkarkohet nga akuzat pas 14 vitesh, si nisi sherri ne...

Florenc Capja shkarkohet nga akuzat pas 14 vitesh, si nisi sherri ne Elbasan

466
0
Shares

Gjykata e Apelit në Durrës pushoi çështjen ndaj Florenc Çapja, i cili akuzohej për ‘vrasje e mbetur në tentativë’ te ish-efektivit të policisë Fadil Mema.

Sot gjykata e Apelit në Durrës, e kryesuar nga Anita Mici gjate zhvillimit të seancës gjyqësore, ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e shkalles se pare, te gjyqtarit Tomor Kullolli, i cili në 20 nentor 2019 vendosi te pushoje, akuzat e ngritura nga prokuroria për Çapjan, raporton korespondenti i Panorama.

Prokuroria e Elbasanit e akuzonte për “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Florenc Çapja, ishte duke u gjykuar në gjykatën e Apelit në Durres, pas ankimimit të bërë nga prokuroria e Elbasanit, ndaj vendimit te dates 20 nëntor 2019 te marre nga gjyqtari Tomor Kullolli, i cili gjate nje seance paraprake vendosi të pushojë dy akuzat e ngritura nga prokuroria, atë të “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve”, duke urdhëruar lirimin nga qelia të Florenc Çapjes.

Historia nisi me 2006, kur u plagos me armë zjarri në këmbë Fadil Mema, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Sokol Çapjas. Florenc Çapja, që në atë kohë u kthye nga emigracioni për të marrë pjesë në varrosjen e xhaxhait të tij, disa ditë më pas ka shkuar shumë pranë banesës së Memës, pranë Doganës së Elbasanit, dhe ka qëlluar në drejtim të tij me breshëri kallashnikovi. Plumbat e prekën Memën vetëm në këmbë.

Fisi Çapja është një nga më të përfolurat në Elbasan, sa i takon botës së krimit. Kjo për shkak se prej vitit 2005, pjesëtarë të tij akuzohen se kanë kryer disa vrasje për hakmarrje. Zanafilla ishte ekzekutimi i Sokol Çapjas në vitin 2005. Për këtë, Çapjat akuzuan Dritan Shemen dhe persona të tjerë të përfshirë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY