EMRI /U arratis nga qelia, kush është ish-agjenti i SHISH i arrestuar...

EMRI /U arratis nga qelia, kush është ish-agjenti i SHISH i arrestuar për drogë

190
0
Shares

Një i dënuar është arratisur ditën e sotme nga burgu i Bënçës, por aventura e tij ka zgjatur vetëm pak kohë.

I dënuari është kapur nga Policia vetëm disa metra larg burgut, ndërkohë që ende nuk janë mësuar detajet e arratisjes së tij, e cila rezultoi e pasuksesshme.

Mësohet se i dënuari është Eduard Çakaj dhe është burgosur për trafikimin e lëndëve narkotike.

Tepelenë /Informacion paraprak.

Rreth orës 12:10 të ditës së sotme, shtetasi E. Ç., banues në Memaliaj, i cili vuante dënimin në IEVP Tepelenë është larguar në drejtim të fshatit Bënçë. Menjëherë është organizuar puna nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë për kapjen e këtij shtetasi.

Në orën 12:30 shtetasi i mësipërm është kapur nga punonjësit e Policisë Tepelenë dhe shërbimet e IEVP Tepelenë.

Por kush është Ervis Çanka?

Në datën 7 Mars 2016 në aksin Tepelenë-Përmet u arrestua 30-vjeçari Ervis Çanka i cili u kap duke transportuar 5 kilogramë heroinë dhe 10 kg kanabis sativa.

Nga verifikimet e policisë pas arrestimit, rezulton se 30-vjeçari ishte informator i SHISH, ose e thënë ndryshe në zhargonin e përditshëm, spiun i Shërbimit Informativ të Shtetit.

Çanka paguhej nga SHISH në këmbim të informacioneve për trafikantët e tjerë të drogës. Por, këtë fakt ai e shfrytëzoi për të trafikuar vet drogë.

Ervis Çanka është pronari i një restoranti në Përmet dhe kishte edhe një kompani udhëtimesh drejt Greqisë dhe dyshohet se jo në pak raste, ai ka trafikuar drogë drejt vendit fqinj duke përdorur justifikimin se është oficer i SHISH.

Kur ndalohej nga policia, ai menjëherë tregonte se ishte agjent dhe nuk haste pengesa.

Por, kjo zgjati deri mbrëmjen e 7 marsit, kur u arrestua pranë Urës së Leklit me drogë në makinën e tij, ndërkohë që nuk dihet prej sa kohësh ishte informator i SHISH.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY