Von Der Leyen paralajmëron: Të moshuarit, të mbyllur deri në fund të...

Von Der Leyen paralajmëron: Të moshuarit, të mbyllur deri në fund të vitit

65
0
Shares

Të moshuarit mund të duhet të mbahen të izoluar deri në fund të vitit për t’i mbrojtur ata nga koronavirusi, tha Ursula von der Leyen në komentet e botuara të Dielën.

“Pa një vaksinë, ne duhet të kufizojmë sa më shumë kontaktet e mundshme me të moshuarit,” i tha ajo të përditshmes gjermane Bild.

“Unë e di se është e vështirë dhe izolimi është një barrë, por është çështje e jetës ose e vdekjes, ne duhet të mbetemi të disiplinuar dhe të durueshëm,” shtoi ajo.

“Fëmijët dhe të rinjtë do të gëzojnë më shumë liri të lëvizjes më herët se të moshuarit dhe ata me kushte mjekësore ekzistuese,” tha ajo.

Ajo tha se shpresonte që një laborator evropian të zhvillonte një vaksinë deri në fund të vitit.

Për të siguruar që njerëzit mund të vaksinohen shpejt, autoritetet tashmë janë në bisedime me prodhuesit për t’u përgatitur për prodhimin botëror, shtoi ajo./VOA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY