Tjetër viktimë nga koronavirusi, ndërron jetë një 45-vjeçar nga Shkodra

Tjetër viktimë nga koronavirusi, ndërron jetë një 45-vjeçar nga Shkodra

203
0
Shares

Tjetër viktimë nga covid 19 në Shkodër. Shtetasi me inicialet M. S., 45 vjeç i cili ishte i shtruar në repartin e reaminacionit në Spitalin e Shkodrës mësohet ka ndërruar jetë, mëngjesin e sotëm.

Burime pranë bluzave të bardha bëjnë me dije se viktima ndërroi jetë në orën 4 e 30 minuna të mëngjesit të sotëm.

Pacienti ishte pozitiv me covid 19. Mostra e pacientit për të bërë analizat ndaj covid është marrë mëngjesin e djeshëm ku ka rezultuar pozitiv me covid. Prej 5 ditësh ishte në reaminacion, pasi ishte prekur nga hemoragjia cerebrale.

Ndërkohë sa i takon pacienteve të tjerë në Shkodër, mësohet se dy prej të shtruarve janë dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar pasi rezultojnë pozitiv.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY