Rama, 70 milionë dollarë për paketën e zgjeruar të ndihmës, kush përfiton...

Rama, 70 milionë dollarë për paketën e zgjeruar të ndihmës, kush përfiton nga individët dhe bizneset

175
0
Shares

Kryeministri Edi Rama tregoi sot numrin e individëve dhe bizneseve që do të ndihmohen nga paketa e dytë e ndihmës si dhe kategorinë e biznesve që përfitojnë nga kjo paketë.

“Paketa e re do të mbështesë 176 mijë familje dhe individë të tjerë përvec atyre që janë ndihmuar më herët ose rreth 120  mijë.

Kjo ndihmë do të sigurohet deri në fund të majit, pasi besojmë se nëse qëndrojmë fort kurba mund të shkojë në ulje të vazhdueshme dhe mund të lëvizim jashtë perimetrit të rrethimit që kemi sot.

Mes datave 24-25 maj do të përgadisim paketën e tretë dhe do të ndihmojmë ata që nuk kanë të ardhura nga puna për shkak të rrethimit.

Paketa përmbledh disa kategori, 10mijë punonjës nga turizmi, 66 mijë punonjës që janë larguar nga biznesi i madh si dhe 100 mijë punonjës në biznese të vogla që kanë punuar por me xhiro minimale dhe nuk kanë përfituar nga paketa e parë.

Është pretenduar se u refuzua biznesi i vogël. Por shumica prej tyre nuk ishin përfshirë në paketën e parë, por do të përfshihen në paketën e zgjeruar”, tha Rama.

Rama tha se do të vëmë në dispozicion 40 milionë dollarë dhe cdo individi do ti japim 400 mijë lekë për 100 mijë punonjës të biznesve të vogla. Për 66 mijë individë do të vëmë në dispozicion 400 mijë lekë pagesë.

Edhe 10 mijë punonjës në turizëm do të do të marrin 400 mijë lekë, pra 4 milionë dollarë në total.

Në total janë 70 milionë dollarë. Është një shumë e konsiderueshme që ju shkon atyre që e kanë të nevojshme sot të ndoihen të mbështetur, përfundoi Rama.

Për turizmin dhe industrinë fason kemi vendosur sërish një garanci sovrane me ndarje përgjegjësie. Kemi vendosur që të marrim përsiper koston interesit për kreditë. Paketa e zgjeruar për kreditë parashikon që për bizneset e vogla të kësteve do të fillojë nga fundi i vjeshtës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY