Digjet transformatori, mbetet pa drita Librazhdi, qytetarët porosisin bukë në Elbasan

Digjet transformatori, mbetet pa drita Librazhdi, qytetarët porosisin bukë në Elbasan

127
0
Shares
Foto Ilustruese

Qyteti i Librazhdit është duke kaluar orë të vështira, pasi që prej mbrëmjes së djeshme për shkak të një defekti në nënstacion ka mungesë të elektrike.

Nga ora 22:00 e mbremjes së djeshme, në qytetin dhe fshatrat e Librazhdit mungon energjia elektrike. Dyshohet qe shkak është bërë mbingarkesa që ka nxejrrë jashtë funksionit trasformatorin 20kv që furnizon me energji elektrike të gjithë zonën.

Për shkak të kësaj problematike furrat e bukës nuk po prodhojnë më bukë për qytetarët.

Madje edhe ata qytetarë që kanë mundësi ta bëjnë vetë bukën, nuk kanë ku ta pjekin për shkak të mungesës së energjisë.

Disa prej qytetarëve kanë gjetur si zgjidhje të porosisin bukën në qytetin e Elbasanit.

Nga informacionet paraprake, raportohet se OSHEE Librazhd është në pritje të ardhjes së një transformatori të ri nga jashtë vendit brenda ditës së sotme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY