Çudit Kosova, 79 raste të reja brenda një dite

Çudit Kosova, 79 raste të reja brenda një dite

47
0
Shares

Në 24 orët e fundit u regjistruan 79 raste të reja të infektuar me Covid-19 në Kosovë, duke e ngritur numrin në gjithsej 362 raste, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik në këtë vend.

“35 prej tyre janë nga komuna e Ferizajt, 16 nga komuna e Prizrenit, 6 raste në Han të Elezit, 6 raste nga komuna e Vitisë, 3 nga komuna e Gjilanit, 2 nga komuna e Malishevës, 2 nga komuna e Vushtrrisë dhe nga 1 rast në Skënderaj, Klinë, Rahovec, Fushë Kosovë, Istog, Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Kamenicë”, thuhet në njoftim.

Masa më të rrepta

Që nga paraqitja e rasteve të para me virusin Corona në Kosovë në fillim të marsit, 7 persona kanë humbur jetën ndërsa, 59 janë shëruar. Rritja e numrit të rasteve bëri që disa nga komunat e mëdha të Kosovës përfshirë edhe Prishtinën të futen në karantinë të plotë. Qeveria në detyrë paralajmëroi shtrëngimin e masave të reja në luftën kundër virusit Corona. Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, tha se nga sot të gjitha përgjegjësitë për vendimet që lidhen me përballjen e situatës me virusin Corona do të merren nga ministria e Shëndetësisë. Kjo për faktin që sot hyn në fuqi një vendim i Gjykatës Kushtetuese, që ia ka kufizuar mundësitë qeverisë së Kosovës që të marr vendime të kufizimit të lirisë së lëvizjes në nivel vendi, por, kjo mund të bëhët nëpër komuna veç e veç.

“Vendimet do të merren për komuna të caktuara varësisht nga nevojat që vijnë si rezultat i rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. COVID-19 është një armik i padukshëm e i heshtur që edhe vret, prandaj parandalimi është zgjidhja e mjaftueshme por edhe e nevojshme kur sistemi publik shëndetësor nuk është në nivel të kënaqshëm”, tha në një konferencë për media kryeministri Kurti.

Sipas ministrit në detyrë të Shëndetësisë Arben Vitia, në javët në vijim virusi Corona do të hyjë në fazën kulmore, prandaj ai kërkoi nga qytetarët që të respektojnë masat kufizuese. “Tani jemi në situatën kur nuk duhet, nuk mundemi ta tolerojmë neglizhencën karshi këtij virusi të rrezikshëm, por duhet patjetër bashkëpunimi dhe bashkërendimi i masave bashkë me ju qytetarë në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e mëtutjeshme. Marrë parasysh këtë, prej sonte në mesnatë hyjmë në fazën kur për secilën hyjnë në fuqi vendimet në lidhje me masat që ndalojnë qarkullimin”, tha ministri Arben Vitija.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY