Vendet qe e marrin veten me shpejt nga kriza e koronavirusit, ku...

Vendet qe e marrin veten me shpejt nga kriza e koronavirusit, ku renditet Shqiperia

162
0
Shares

Ekspertët po përllogarisin shtetet që do e marrin veten nga koronavirusi më shpejt se të tjerat.

Në një analizë, BBC tregon  janë pesë vende që do i rezistojnë më shumë krizës dhe që do të kthehen më shpejt në këmbë.

Ato janë: Danimarka, Singapori, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ruanda dhe Zelanda e Re.

BBC mbështetet kryesisht te Indeksi Global i Rezistencës për të bërë këtë analizë, por jo vetëm aty.

Por ku renditet Shqipëria? 

Në renditjen totale, Shqipëria është në vendin e 95 në botë, me një pikëzim prej 30.7, ku 100 është maksimalja e pikëve.

Bosnja është në vendin e 70 në botë, Bullgaria në vendin e 45-të, Kroacia në vendin e 37, Mali i Zi është në vendin e 82-të, Maqedonia e Veriut në vendin e 100 dhe Serbia në vendin e 63-të.

Sa i përket rezistencës ekonomike, Shqipëria është në vendin e 91-të. Sa i përket cilësisë së rrezikut, ajo ndodhet në vendin e 118 në botë. Kurse në lidhje me rrjetin e furnizimit, Shqipëria është në vendin e 78.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY