Jo vetëm Riza, konfirmohen nga presidenti Duka 3 raste pozitive në FSHF

Jo vetëm Riza, konfirmohen nga presidenti Duka 3 raste pozitive në FSHF

84
0
Shares

Edhe në futbollin shqiptar, janë 3 raste të prekurish nga COVID-19, diçka që është pranuar nga vetë presidenti i FSHF Armand Duka.

Florian Riza nuk ishte i vetmi që u prek nga zyrtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ish-futbollisti i Tiranës doli pozitiv në javën e dytë të muajit mars dhe pasi ndodhi kjo, zyrat e FSHF u mbyllën. Riza kishte pasur kontakt me kolegë të tjerë aty.

Tashmë ai e ka mposhtur COVID-19, por në FSHF janë prekur edhe dy të tjerë. Vetë presidenti Armand Duka e ka pranuar diçka të tillë, teksa ka folur për “Në Fokus”, që transmetohet në Tema TV.

Kreu i FSHF ka konfirmuar se, veç Rizës, edhe një tjetër e ka kaluar infektimin, ndërkohë që tjetër ende e vijon betejën me virusin. Një tjetër personazh i botës së futbollit që ka bërë testin është edhe futbollisti Ndriçim Shtubina, i cili doli negativ.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY