FOTO/Shpresë dhe jetë në kohë pandemie, vijnë në jetë 34 foshnja në...

FOTO/Shpresë dhe jetë në kohë pandemie, vijnë në jetë 34 foshnja në Tiranë brenda ditës

51
0
Shares

Epidemia e koronavirusit dhe izolimi në shtëpi nuk e ka ndalur bukurinë të çelë: 34 foshnja kanë lindur në Tiranë gjatë 24 orëve të fundit, një gjë e pazakontë kjo në kohët normale.

Lajmin e ka dhënë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

“Edhe pse në një periudhë të vështirë për të gjithë sistemin shëndetësor për shkak të situatës së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, jeta triumfon”.24 orët e fundit kanë qenë të pazakonta në kryeqytet ku kanë lindur plot 34 bebe në dy maternitetet e Tiranës”,-shkruan ne mesazhin e saj Manastirliu.

Në të gjithë vendin, gjatë këtij muaji në përballjen me COVID-19, në maternitetet tona nga veriu në jug të vendit kanë ardhur në jetë 1470 fëmijë.

/DRONI.al./

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY