ALBPETROL/ Emerime nepotike, tendera korruptive dhe largime nga puna, ish- deputeti sjell...

ALBPETROL/ Emerime nepotike, tendera korruptive dhe largime nga puna, ish- deputeti sjell fakte

285
0
Shares

Skaneri i emërimeve nepotike në Albpetrol për vjedhjen me tenderat. Ish deputeti i PD, Luan Baci publikon dokumenta dhe fakte që provojnë fallsifikimet e administratores Eriola Muka

STATUSI I KRYETARIT TE DEGES PD, FIER LUAN BAÇI

Ne pergjigje te reagimit te shoqerise Albpetrol duke e siguruar, se nuk jane histori me punonjes imagjinare dhe me shkresa, here me vule dhe here pa vule. Nuk jane as sulme politike te PD, por fakte te verteta dhe lehtesisht te vertetueshme, te servirura nga punonjesit tuaj, jane levizje te paligjshme, emerime nepotiike dhe shembuj me date, emer dhe mbiemer.

LEXONI ME DURIM DERI NE FUND

Sqarim mbi pushimet nga pune te paligjshme te naftetareve te kompanise Albpetrol Sh.a dhe emerimet e reja
Ne daten 1 Tetor 2019 eshte emeruar Administratore Eriola Muka, e cila qe ne diten e pare te emerimit te saj ka neperkembur dhe baltosur punonjesit naftetare te Albpetrol Sh.a ne te gjitha menyrat.
Ne muajin Tetor 2019, me ardhjen e saj ne krye te kompanise Eriola Muka ka pushuar menjehere nga puna, brenda javes, mbi 15 punonjes duke mos respektuar asnje procedure te Kodit te Punes dhe duke i shkaktuar kompanise Albpetrol Sh.a miliona leke deme. Te gjithe keta punonjes te larguar ne menyre arbitrare nga Eriola Muka kane hapur procese gjyqesore, ku disa jane ende ne gjykim por shumica prej tyre kane perfunduar me pale humbese Albpetrol Sh.a.
Heqja nga puna e punonjesve brenda javes eshte bere pa asnje shkak ligjor dhe pa respektuar asnje procedure te Kodit te Punes, por eshte bere me qellimin e vetem per te hapur vende te lira pune qe te punesonte njerezit e saj te afert, duke filluar nga kushurinjte e saj (Melios Jaupaj, specialist IT, nipi i Erjola Mukes), krushqit, komshinjte dhe duke perfunduar tek shoqet, ish varteset, kuneterit, dhe mbesat e burrit te Drejtoreshes se Prokurimeve Vjollca Vasjari Merkaj. Qellimi dihet perfitim i paster: Firmosja me symbullur i procedurave te prokurimit sipas orientimeve te Eriola Mukes ne bashkepunim me drejtoreshen e prokurimeve Vjollca Vasjari Merkaj. Drejtoresha e Prokurimeve Vjollca Vasjari Merkaj, ish pergjegjese sektorit te prokurimeve ne Ministri te Financave prej vitesh njihet mire per menyrat dhe praktikat qe perdor.
Kulmi i veprimeve te papergjegjshme dhe antiligjore te kesaj Administratore ka arritur ne muajin Mars dhe Prill 2020 dhe vazhdojne pa u frenuar nga askush, madje as nga vete Kryeministri Edi Rama.
Ne daten 10 Mars 2020 Administratoria Erjola Muka ka njoftuar per largim nga puna 33 punonjes te Administrates qendrore te kompanise dhe po ne te njejten date ka emeruar 16 punonjes te rinj. Duke pare listen e emerimeve vihet re lehtesisht qe Drejtoresha e Prokurimeve ka mare ne pune gjithe armaten e punonjesve te Ministrise se Financave me qellimin e vetem te perfitimit dhe abuzimit me tenderat e kompanise. Jane emeruar specialist te Drejtorise se Prokurimeve ne kete date: Paola Jamaku, Sonila Isufi, te dyja keto specialiste me kontrate ne Ministri te Financave qe jane marre me prokurimet e znj.Vasjari. Eva Veizaj, Dorjan Nuku, miq dhe familjare te Drejtoreshes se Prokurimeve. Eshte emeruar Pergjegjese e Sektorit te perfaqesimit shoqja e ngushte e Drejtoreshes se Prokurimeve, Edlira Abazi punonjese e oponences ligjore ne Ministri te Financave, kjo punonjese megjithese nuk i kishte shkeputur marrdheniet nga Ministria e Financave dhe megjithese qe prej fundit te Shkurtit eshte larguar nga Shqiperia dhe ende nuk eshte kthyer eshte emeruar nga Erjola Muka ne Albpetrol sh.a. Eshte emeruar ne shkelje te ligjit me qellimin e vetem qe Vjollca Vasjari te kishte akses ne cdo drejtori kyce te Albpetrolit. Redjola Braushi eshte emruar Drejtore e Investimeve dhe Projekteve, e cila eshte mbesa e burrit te Vjollca Vasjari Merkaj. Po ashtu eshte emeruar Eneida Simixhiu ne pozicionin e juristes ne Drejtorine e Perfaqesimit dhe ceshtjeve ligjore, motra e shoqes se ngushte te drejtoreshes se Prokurimeve. Cfare mund ta detyroje nje Administrator Albpetroli qe brenda nje dite te punesoje 16 veta me lidhje te ngushta me Drejtoreshen e Prokurimeve? Te tregoje Erjola Muka me cfare parash po e nderton Vilen ne Farke dhe cfare lidhje ka ajo dhe drejtoresha e Prokurimeve me firmen Ndertuese?
Ne datat 08, 09 Prill 2020 ka njoftuar 150 punonjes te ndermarrjeve. Ne total 183 punonjes, duke u mbeshtetur ne Vendimin Nr.28, date 04.12.2019 te Keshillit Mbikqyres, me ane te se cilit eshte miratuar ristrukturimi organizativ dhe i kompanise Albpetrol sh.a.
Sic rezulton me lart, struktura e re eshte miratuar nga Keshilli Mbikqyres ne fillim te muajit Dhjetor 2019 dhe nga Ministria e Infrastruktures dhe Energjise ne daten 31.12.2019 (por, pavaresisht se struktura e re eshte miratuar ne daten 31.12.2019, kjo Administratore nuk ka pritur miratimin perfundimtar te Ministres Znj.Balluku por ka dale mbi kompetencat e ligjit dhe Ministres Znj.Balluku duke emeruar punonjes te rinj dhe duke hedhur ne rruge 183 te tjere, ne kete periudhe pandemie boterore.
Veprimet e saj antiligjore per miratimin e struktures se re qe hidhte ne rruge naftetare dhe punonjes te vjeter te kompanise Albpetrol, me qellim realizimin e synimeve te saj kane bere qe ka mashtruar Keshillin Mbikqyres duke kerkuar per miratim nje strukture te re organizative me efekt financiar me te lart se struktura e vjeter.
Me strukturen e re, Eriola Muka ka hapur vende fiktive qe nuk jane rezultativ per funksionin prodhues dhe tregtimin e naftes bruto te kompanise. Ka krijuar nje Sektor Task Force me 20 vende shtese me page prej me shume se 120,000 leke, ku i ka bere ndere familjareve te saj dhe te Vjollca Vasjari Merkaj edhe njerezve qe nuk kane lidhje absolutisht me industrine e naftes. Gjithashtu, ka emeruar vartese te Shefit te TaskForces Z.Skender Halili dhe nusen e djalit te tij znj.Besmira Halili.
Veprimet arrogante dhe antiligjore te Eriola Mukes nuk mbarojne me kaq por pavaresisht se ajo po hedh ne rruge rreth 200 punonjes te qyteteve Patos, Fier,Kucove etj, ajo ka emeruar nga muaji Tetor 2019 dhe deri me sot rreth 50 punonjes te rinj qe nuk kane punuar ndonjehere ne sistemin e naftes.
Nderkohe qe ne menyre te paturpshme genjen fallsifikon dhe shantazhon punonjesit e saj, ne date 7 prill e detyruar nga nje email i Keshillit mbikeqyres i ardhur ne 6 prill, zhdeklaron 9 punonjes nga 16 qe punesoi ne daten 10 mars, bazuar nje urdheri qe sigurisht e ka mbajtur ne shtepi sic ka mbi 6 muaj qe mban vulen e Kompanise Albpetrol Sh.a.
Veprimet skandaloze te Eriola Mukes pas marrjes se kerkeses ne daten 6 Prill 2020 te Keshillit Mbikqyres renditen ne vijim:
1. Ne daten 6 Prill 2020 ka terhequr nga Banka Credins Listepagesen e Administrates te muajit Mars 2020, e cila eshte derguar paraprakisht me poste elektronike ne banke. Ky veprim eshte bere per te ndryshuar listepagesen dhe per te kryer skemen e Mashtrimit Nr.1.
2. Ne daten 7 Prill 2020 ka nxjerre Urdherin Nr.68, date 26.03.2020 per shfuqizimin e emerimeve te reja ne muajin Mars 2020. Ky numer Urdheri i korespondon Urdherit te matjeve fizike te naftes bruto per muajin Mars 2020, i cili eshte ndjekur dhe zbatuar nga strukturat perkatese. Fallsifikimi Nr.1, i cili mban vulen dhe firmen e Erjola Mukes.
3. Ne daten 7 Prill 2020 ka nderhyre ne sistemin e Tatimeve ESIG027 dhe ka zhdeklaruar 9 punonjes te punesuar rishtazi ne kompani ne muajin Mars 2020. Heqja nga sistemi i tatimeve eshte bere per daten 27.03.2020. Mashtrimi Nr.2, zhdeklarimi i 9 punonjesve sipas shkresave dhe emaileve u be me e-sig nr.1470, date 07.04.2020. Ky zhdeklarim eshte bere me kosto per kompanine.
4. Mashtrimi Nr.3; Edhe pse pretendon me Urdhera te fallsifikuar qe ka shfuqizuar te gjitha emerimet e muajit Mars 2020, ne listepagesen e ketij muaji dhe qe vazhdojne punen rregullisht jane punonjesit e emeruar ne Mars 2020 si:
 Keshilltare Ekonomike e Administratores Zamira Gerra Yldirim- shoqe e Drejtoreshes se Prokurimeve Vjollca Vasjari Merkaj
 Shefe e Mbikqyrjes Juridike Vjosana Neziri – shoqe e motres (Anila Shyti Muka) se Administratores
 Specialiste TaskForce Besmira Halili – nusja e djalit te Skender Hallit, Shef i Task Forces te Albpetrol
 Specialist Taskforce Dashamir Merkaj – djali i xhaxhait i Drejtoreshes se Prokurimeve Vjollca Vasjari Merkaj
 Specialiste TaskForce Reneida Hoxha – shoqja e djalit te Shefit te Taskforces Skender Halili
 Specialist Taskforce Olsi Dhanili- lidhje familjare me Drejtoreshen e Prokurimeve Vjollca Vasjari Merkaj
 Specialist TaskForce Dilaver Idrizi- Emerim i ri
5. 9 punonjes nga 16 u zhdeklaruan, pra as vete Eriola Muka nuk ka zbatuar Urdherin e ka firmosur dhe vulosur personalisht. Mashtrimi Nr.4.
200 naftetare te Patosit, Fierit, Ballshit, Kucoves u hodhen ne rruge nga shtepia e Eriola Mukes e cila ne kuader te Planit te saj te Masave per Situaten Covid 19, e ka ulur sasine e naftes nga 1000 Lt ne 800 Lt.
Keqadminstrimi i kesaj Administratore ka bere qe sot kompania Albpetrol nuk ka paguar sigurimet shoqerore te 1800 punonjesve per muajin Janar, Shkurt dhe Mars dhe vetem Administrata Qendrore ka marre pagat per muajin Mars 2020, ndersa punonjesit ne terren dhe ne gryke te pusit nuk i kane marre akoma, sepse Erjola Muka ka perparesi ne menyren si i ben likujditetet, ne fillim sigurisht do te shlyhen pagesat e kontratave te Drejtoreshes se Prokurimeve Vjollca Vasjari Merkaj.
Sic duket lehtesisht nga dokumentat shkresor bashkelidhur dielli nuk mund te fshihet me shoshe. Ne lidhje me perpjekjet dhe perpelitjet e saj duke thene qe dokumentat jane te fallsifikuar, ftojme Znj. Muka tua serviri eksperteve kriminalistike, si dhe te bej kujdes me shantazhet dhe presionet qe i ben stafit per te ndryshuar dhe fallsifikuar dokumentacione.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY