Shkon në 8 numri i policëve të infektuar me COVID-19, vendoset tunel...

Shkon në 8 numri i policëve të infektuar me COVID-19, vendoset tunel dezinfektimi në godinë

144
0
Shares

Nga fillimi epidemisë deri më tani janë 8 efektivë policie të infektuar me COVID-19. Lajmin e dha doktoreshë Marjeta Dervishi e Institutit të Shëndetit Publik, ne informacionin e perditshem qe ofron ministria.

Pas dy rasteve me COVID të efektivëve të policisë në Drejtorinë vendore të Policisë së Tiranë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në hyrje të këtyre dy godinave është vendosur tuneli i dezinfektimit.

Sakaq, diten e sotme, mediat raportonin se në hyrje të godinës se drejtorise se policise, është vendosur një tunel dezinfektimi përmes të cilit po kalojnë të gjithë punonjësit.

Ndërkohë 2 pjesëtarë të personelit mjekësor ndodhen të shtruar në Infektiv.

Bëhet fjalë për shefin e laboratorit të mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi dhe mjekun Roland Xhaxho.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY