SHENIM/ Nje gare ku do te deshtoje “ZP” dixhitale e Rames

SHENIM/ Nje gare ku do te deshtoje “ZP” dixhitale e Rames

43
0
Shares

Kryeministri Rama vijon qe te kete monopol lajmet kryesore per Covid19 ndersa njoftoi se rreth 214 mije familje dhe individe kne perfituar ndihma familjare nga qeveria.

Pak me heret ai thote se keto njoftime nuk jane transmetuar nga asnje media dhe asnje media apo gazetar nuk ka marre persiper te verifikoje shpwrndarjen e pakove. Per me shume Rama shkruan se po te mos ishte faqja e tij askush nuk do ta merrte vesh se ka nje aksion humanitar ne Shqiperi.

Nje pergjigje per lajmin e rreme dhe me pas alibine e Rames.
Mediat i kane ndjekur shperndarjet e pakove qe ndonjehere kane qene cinike dhe poshteruese per ata qe i kane marre. Numri i madh i pakove qe keni deklaruar eshte i barabarte me 1/3 e familjeve ne Shqiperi, cfare nuk eshte konform edhe shifrave me te erreta per varferine ne Shqiperi. Thjesht nuk jane realiste per nje vend qe nuk klasifikohet i varfer sipas te gjitha standarteve te BB, FMN, BE etj.

Mediat kane pasqyruar ate qe kane menduar se eshte lajm. Ka me dhjetra lajme por te gjitha jane ndryshe nga formati zyrtar i ketij subjekti. Formati zyrtar eshte ai qe shkruani ju. Formati i gazetareve eshte tjeter. Pra te gjithe e dine se po shperndahen ndihmat, por dine vec variantit tend edhe ate qe thone gazetaret, nje nder pak raste ku lajmet qeveritare ndiqen edhe nga lajme pranueshem te pavarura, pasi te gjitha lajmet e qeverise tende dhe bashkise se Velise kane vetem nje regji, ate zyrtare. Gazetaret nuk lejohen ti ndjekin aktivitetet zyrtare dhe media eshte aq e roberuar sa nuk i ben bllokade informacionit te edituar nga Endri Fuga.

Keshtu qe njerezit e dine se cafre ka ndodhur me ndihmat edhe nga media te tjera vec asaj zyrtare.

Pra rrezohet edhe alibia qe ju e ngrini me aq dhelperi per te dekurajuar edhe me tej ata qe lexojne apo ndjekin media te tjera vec “ZP” tende dixhitale. Ju nuk e keni hallin aq shume te ky lajmi. Por ju e pedorni kete lajm te potencuar nga ju per nje lexues me edukim minimal dhe me informacion minimal po ashtu per te strukturuar ndjekesit tuaj ne udhetimin tend elektoral kurdo qe te ndodhe.

Postimi i Rames:

🔴 213.273 FAMILJE/ INDIVIDË SHUMË NË NEVOJË DHE PENSIONISTË TË VETMUAR JANË NDIHMUAR ME USHQIME E BARNA MJEKËSORE DERI TANI🙏

SOT NDIHMUAM 13.848 FAMILJE/INDIVIDË

BERAT 288
TIRANË 1684
ELBASAN 1007
KUKËS 330
DIBËR 516
KORÇË 3729
SHKODËR 2744
GJIROKASTËR 1616
LEZHË 571
DURRËS 513
VLORË 189
FIER 661

🔴 DO TË VAZHDOJMË KËSHTU, NESËR, PASNESËR, PAPUSHIM DERI NË FUND TË LUFTËS
#njëAtdhe 🇦🇱 #njëFamilje

Ndersa pak me heret ai shkruante:

🔴 KJO ËSHTË E NJËJTA SHTËPI, KU KA SHKUAR MË PARË PAKOJA ME USHQIME E OPERACIONIT HUMANITAR DHE NË PËRGJIGJE TË THIRRJES SË KËTIJ EKRANI, QË “KRYEMINISTRI TË SHOHË REALITETIN”, PO E POSTOJ PËR TË GJITHË ATA QË DIZINFORMOHEN, MANIPULOHEN, HELMOHEN NGA TË TILLA “LAJME HUMANITARE” ME THIRRJE “NË EMËR TË POPULLIT”😷

*Nuk pashë një media të verifikojë shifrat e ndihmave që ne publikojmë, nuk pashë një media të pasqyrojë Operacionin Humanitar, nuk pashë një media ta shoqërojë lajmin e keq për një familje, që e gjen sot në çdo vend të planetit pa asnjë problem dhe shumë mirë bëjnë që e pasqyrojnë, me lajmin e mirë të ndihmës për mijëra familje çdo ditë nga ky shtet, i cili ka njëqind të meta patjetër, por po bëhet padiskutim copash në çdo front të kësaj lufte, falë mijëra e mijëra shërbëtorëve të popullit!
E kuptoni tani që po mos informoheshit nga kjo faqe, s’kishit për ta marrë vesh kurrë që ka një Operacion Humanitar në veprim, derë më derë, që nga dita e parë e luftës?!

🇦🇱NE NUK JEMI MË TË MIRËT, PO MË TË MIRË SE NE HARROJENI!

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/237465014280137/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY