Polici në Tiranë qëllon me armë personin e rrezikshëm, plagos gabimisht dhe...

Polici në Tiranë qëllon me armë personin e rrezikshëm, plagos gabimisht dhe një qytetare

83
0
Shares

Një plagosje me armë zjarri është shënuar në rrugën “Arkitekt Sinani” në Tiranë. Drejtori i policisë së Tiranës, Rebani Jaupi tregon se çfarë ka ndodhur mesditën e sotme tek “Xhamlliku”.

Bëhet fjalë për plagosjen e një personi të rrezikshëm i cili i kishte drejtuar armën policit dhe më pas kishte tentuar të largohej me vrap dhe një qytetare e cila është gjendur rastësisht aty.

Sipas tij personi i plagosur eshte person me rrezikshmëri te larte shoqërore por se emri i tij do publikohet më vonë.

“Polici ka ndaluar personin dhe i ka kërkuar mjet identifikimi. I ka kërkuar se çfarë keni në çantë. Qytetari është larguar me vrap.. Punonjësi i policisë e ka ndjekur nga prapa dhe në kthesën e parë i ka drejtuar armën. Punonjësi i policisë e ka paralajmëruar të ulë armën dhe ka qëlluar një herë në ajër. Qytetari ka lëvizur me vrap dhe në kohën që polici e paralajmëroi që të ulë armën e të dorëzohet ai i ka drejtuar armën dhe i ka thënë do të të qëlloj nëse nuk largohesh.

Policia ka qëlluar në drejtim të tij, dhe e ka plagosur. Aktualisht ndodhet në spital, dhe mendohet se është plagosur në këmbë, por akoma nuk kemi të dhëna të sakta. Rastësisht ka qenë një qytetare e cila është plagosur nga plumbi i policit”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY