VIDEO/Veliaj u thotë qytetarëve të pijnë ujin e UKT, por e zbulon...

VIDEO/Veliaj u thotë qytetarëve të pijnë ujin e UKT, por e zbulon pa dashje se çfarë pi vetë

116
0
Shares

Me deklaratat e dites se sotme, Erion Veliaj i vertetoi qytetareve sesi mashtron kur i duhet te mashtroje, taktike per te dale nga situata e per tu dukur me mire. Nese iu mbahet mend, në shtator të vitit të shkuar, bashkia e Tiranës bllokoi autobotet që shpërndanin ujë në qytet me argumentin se uji i ujësjellësit ishte i pijshëm, ndryshe nga ai i që shpërndahej me makina në kryeqytet.

Madje, për të dhënë një garanci shtesë ndaj tiranasve, Veliaj doli vetë në media duke theksuar se uji i ujësjellësit ishte i pijshëm dhe mund të përdorej, rrjedhimisht nuk kishte më nevojë për autobotë.

Por sot, ai vete zbuloi genjeshtren e tij. Siç ve re Albeu.com, ai ishte i futuar në Abc News tek emisioni i Enkel Demit duke thënë me zë dhe figurë, madje dy herë se kishte dalë herët nga shtëpia për të blerë ujë sepse nuk kishte mbetur më në shtëpi.

“Në fakt dola më herët, vajta bleva ujë se nuk kishim ujë në shtëpi”-ka thënë ai LIVE ditën e sotme.
“Një burrë i mirë se bleva 2 koli ujë, që të mos ketë ankesa gjithë fundjavën”-ka shtuar kryebashkiaku.

Por çfarë thoshte Veliaj vetëm pak muaj më parë, më 15 shtator 2019?

“Uji i ujësjellësit që është i klorinuar, që ka pësuar gjithë trajtimin kimik, na e tregojnë institucionet se është ujë i saktë për t’u përdorur. Mania, fiksimi, nostalgjia për të blerë ujë që me demek është marë te burimi është i rremë.”

Kështu, del qartë se kryebashkiaku Veliaj nuk e konsumon vetë ujin e UKT-së që ua shërben kryeqytetasve me çmime të kripura dhe këtë e konfirmoi vetë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY