Thirrja e akademikut: Ore ti i ekonomisë, o trap!

Thirrja e akademikut: Ore ti i ekonomisë, o trap!

55
0
Shares

“Qeverrrrrrria të nxisi kërkesën në treg, jo ofertën përballë një konsumatori me xhepa të grrisur”, shkruan sot nw njw postim tw tij akademiku Artan Fuga.

“Qeverrrria të financojë konsumatorin masiv, aksionerin masiv që duhet krijuar tani urgjent dhe jo nesër, shtresat në nevojë, të rrisi pagat dhe jo t’i përgjysmojë ato me tip nismash revolucionare si në vitin e mbrapshtë 66 dhe 68, të detyrojë rritjen e pagës minimale, të japi shërbime publike dhe të nxisë kantieret publike. Të stimulojë bujqësinë, blegtorinë, artizanatin, industrinë përpunese të lëndëve të para, sipërmarrjet e mesme prodhuese, etj.

Qytetarë mos t’i lemë ca birbo gjoja ekonomista që kanë shitur shpirtin te ca biznese të falimentuara, pa dobi shoqërore, kurse mendjen as e kanë pasur ndonjëherë në vend!

Ashtu përballet kriza jo me hua që marrin bizneset e mëdha apo nga PPP që jepen duke rënduar taksat dhe duke përkesësuar borxhin publik.

Ky është liberalizëm i ndershëm dhe jo maskarallik”, thekson Fuga

Ne vijim filozofi shqiptar thote se qeveria nuk duhet ta komandoje tregun.

“Sepse tregun e komandon konsumatori me kërkesën e vet, joà ta drejtojë qeverrrria me ca oligarkë të lidhur me të që e komandojnë ekonominë me teke të ardhura nga qejfi i tyre, duke e zëvendësuar konsumatorin e lirë, kërkesën e lirë në treg, me urdhërin e xhandarit që mbledh taksa.

Kemi zhdukur konsumatorin dhe zëvendësuar me taksapaguesin brrekçjerrë!

Ky është virusi i ekonomisë pas koronavirusit ore ti i ekonomiiisë, o trap!, perfundon Fuga.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY