Kërcënim për kryetarin e bashkisë Finiq, i çajnë gomat e makinës dhe...

Kërcënim për kryetarin e bashkisë Finiq, i çajnë gomat e makinës dhe i prishin frenat

63
0
Shares

Kryetari i Bashkisë së Finiq, Kristo Kiço pretendon se i është  bërë atentat nga persona të panjohur për të, që nuk janë vënë ende përpara përgjegjësisë.

Deri më tani nuk asnjë komunikatë nga policia lidhur mbi rastin, ndërsa kryetari i Bashkisë ka bërë publik rastin përmes një postimi në Facebook për dy vepra kriminale.

Ai denoncon se disa persona i kanë çarë gomën e makinës dhe i kanë prerë frenat e automjetit. Goma e çarë u konstatua nga vetë Kiço, ndërsa prerja e kabllove të frenave u zbulua 4 ditë në vonë.

Kiço shkruan se në raportin e policisë thuhet se autorët duket se kanë patur qëllim kriminal dhe se kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY