Basha: Mbështes kërkesën për shpërblim suplementar për punonjësit e policisë

Basha: Mbështes kërkesën për shpërblim suplementar për punonjësit e policisë

47
0
Shares

Pasi e mbylli ditën e djeshme duke takuar uniformat blu, Lulzim Basha sot ka një tjetër mesazh per ta.

Kryetari i opozitës kërkoi sërish shpërblim për forcat e rendit, pasi sipas tij javët e fundit ata kanë qenë në krye të detyrës dhe me orare të zgjatura.

MESAZHI I BASHES

Mbështes plotësisht kërkesën e drejtë të Sindikatës së Policisë për shpërblim suplementar për punonjësit e policisë.

Ashtu si çdo qytetar i këtij vendi jam dëshmitar për kushtet e vështira në të cilat ata po punojnë. Pas personelit shëndetësor, punonjësit e policisë janë në vijën e parë dhe ndër më të ekspozuarit ndaj rrezikut. Ata janë në shërbim me dhe pa orar në të gjithë vendin.

I bëj thirrje qeverisë që të gjejë mundësinë për të akorduar shpërblim financiar për punonjësit e policisë në krye të detyrës, dhe u kërkoj qytetarëve bashkëpunim të plotë dhe mirëkuptim e mbështetje për punonjësit e policisë në mënyrë që bashkarisht dhe duke u mbështetur tek njeri-tjetri ta tejkalojmë këtë situatë me sa më pak dhimbje.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY