Prangosen 7 persona në Dibër, dyshohet se janë autorë të një sërë...

Prangosen 7 persona në Dibër, dyshohet se janë autorë të një sërë vjedhjesh

61
0
Shares

Policia e Dibrës ka arrestuar në flagrancë 7 persona dhe procedon penalisht 1 tjetër.

“Këta persona dyshohet se janë autorë të një sërë vjedhjeshGjatë operacionit është gjendur i fshehur në pyll edhe kallashnikovi me të cilin qëlluan në ajër”,-njofton policia.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Soponika” njofton u arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. C., 23 vjeç, banues në Arras;

S. Xh., 18 vjeç, banues në Arras;

A. Gj., 21 vjeç, banues në Kastriot;

Xh. B., 28 vjeç, banues në Laçes;

D. B., 21 vjeç, banues në Laçes;

G. D., 24 vjeç, banues në Kastriot;

T. Xh., 42 vjeç, banues në Fushë Çidhen;

Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi S. B., 29 vjeç, banues në Fushë Çidhen. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rreth orës 23:50, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas e kanë fshehur armën në pyll.

Gjatë operacionit janë sekuestruar nga Policia, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov, 4 armë gjahu çifte, 2 prej të cilave janë të vjedhura, si dhe 6 motorsharra. Nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas janë autorë të disa vjedhjeve në banesa.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY