Pas pronarit të lokalit në Elbasan, edhe gruaja e tij del me...

Pas pronarit të lokalit në Elbasan, edhe gruaja e tij del me koronavirus

38
0
Shares

Në Elbasan ka shkuar në 12 numri i rasteve të prekur nga Koronavirusi. Sipas burimeve zyrtare pjesa dërrmuese e të prekurve janë banorë të lagjes “5 Maji” në qytetin e Elbasanit.

Rasti më i fundit është i një 40 vjeçareje e cila rezulton të jetë bashkëshortja e 46 vjeçarit ,pronar i restorantit të njohur që ndodhet pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit i cili prej fillim javës pasi rezultoi i infektuar me Covid 19 ,ndodhet i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi “.

Tre persona të cilët frekuentonin lokalin e shtetasit A.B në Elbasan kanë rezultuar pozitiv rreth dy javë më parë, ku dyshohet se e ka marrë edhe pronari i lokalit dhe më pas edhe bashkëshortja e tij.

Lokali i të infektuarve ndodhet në lagjen 5 maji, shumë pranë Gjykatës së re të qytetit.

Tashmë ambienti lokalit është dezinfektuar për të mos lejuar përhapjen e virusit vdekjeprurës COVID-19.

vijon..

/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY