Kryeministri Johnson po përmirësohet, qëndron ulur në krevat

Kryeministri Johnson po përmirësohet, qëndron ulur në krevat

42
0
Shares

Boris Johnson po përmirësohet në spital, pasi kaloi dy ditë dramatike nën kujdesin intensiv duke luftuar koronavirusin, tha këtë pasdite kancelari Rishi Sunak.

Ai shpjegoi se Kryeministri ishte ulur në shtrat pas dy netësh në Spitalin e St Thomas në Londër, raporton Dailymail.

Përpara konferencës ditore të lajmeve, Z. Sunak filloi duke dhënë një azhurnim mbi gjendjen e z. Johnson, në mes pyetjeve mbi gjendjen e tij, deri në shtrimin në spital.

“Lajmet e fundit nga spitali janë se kryeministri mbetet në kujdes intensiv, ku gjendja e tij po përmirësohet,” tha z. Sunak ,.

“Mund t’ju them gjithashtu se ai është ulur në shtrat dhe është duke u angazhuar pozitivisht me ekipin klinik.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY