“ Di raste të paraportuara për humbje jetësh nga COVID”

Ndaje

“Di raste të paraportuara për hunbje jetësh nga COVID”, deklaroi sonte Lulzim Basha ne nje interviste ne Euronews Albania. Basha tha se ne fillim duhet testim dhe pastaj lehtësim i lëvizjes dhe hapje e ekonomisë.

Pjese nga intervista:

Pyetje: Kur mendoni se mund të hapen disa nga sektorët e ekonomisë dhe të zbuten masat?

Lulzim Basha: Kjo varet nga situata dhe situata nuk mund të parashikohet dhe aq më pak të dekretohet. Situata duhet të matet. Prandaj më vjen keq, nëse duket e lodhshme, por s’kam rrugë tjetër përveçse të përsëris atë që po përsëritet kudo sot në botë: testim, testim, testim. Të testohet personeli shëndetësor, të testohen mjekët dhe infermjerët, të testohen punonjësit e policisë së shtetit, të testohet administrata, të testohen punonjësit e mediave, bukëpjekësit, ata që punojnë nëpër tregje dhe kanë kontakt me njerëzit. Pra njerëzit që janë më shumë të ekspozuar duhet të testohen dhe jo një herë, duhet të testohen disa herë. Së dyti hetimi I personave të infektuar të kontakteve që kanë patur duhet bërë në mënyrë të plotë. Së treti gjurmimi i tyre për të cilën duhen vënë në lëvizje edhe pushteti vendor jo si në Shkodër që morëm vesh që vetëm një ditë përpara apo dy ditë përpara për herë të parë pati një telefonatë nga qeveria me kryetaren e bashkisë. Dy ditë përpara pati një mbledhje prefekti me kryetaren e bashkisë. Duhet të ketë një bashkëpunum të ngushtë midis pushtetit qëndror dhe pushtetit vendor për të gjurmuar rastet. Pra këtu nuk duhet humbur asnjë minutë kohë më. Koha nuk pret.
Testimi do të na tregojë përmasat e vërteta të infeksionit. Nuk mund ta dekretojmë ne përmasën siç na do qejfi, sepse pastaj ndodhemi në moment të tilla të sikletshme që tjetër gjë thotë kryeministri, tjetër gjë thotë ministrja e Shëndetësisë dhe kjo nxjerr zbuluar diçka që ne jemi në një dhomë të errët dhe nuk e dimë ralisht cilat janë përmasat e infeksionit. Unë vetë di raste të të njohurve të mi, ku ka patur fatkeqësisht edhe ndarje nga jeta për shkak të COVID-it, edhe infeksione për shkak të COVID-it që nuk figurojnë të raportuar. Pra qartësisht ajo që kemi zyrtarisht përpara nuk është përmasa e vërtetë. Të dimë përmasën e vërtetë që do të thotë në radhë të parë të mos jemi në një dhomë të errët ku sa herë të çohemi mund të pengohemi edhe të biem. Dhe së dyti vijmë tek pyetja juaj të ndërtojmë strategjinë e daljes nga kjo situatë, e hapjes pak nga pak qoftë të mbylljes së karantinës dhe daljes së njerëzve dhe më e rëndësishmja e hapjes së ekonomisë mund dhe do të zbatohet vetëm ateherë kur ne do të kemi një tabelë të qartë, të saktë dhe korrekte të përmasave të infeksionit dhe të shtrirjes të infeksionit dhe kapacitete për të vazhduar edhe më tej testimin pasi të nisim hapat e parë të hapjes dhe të vënies në lëvizje të ekonomisë. Pa këtë çdo dekretim në ajër filan datë apo filan datë wshtë jo realist dhe mund të bëhet i rrezikshëm, sepse prapë dua ta theksoj mund të na çojë dëm sakrificën e madhe që shqiptarët kanë bërë këto 4 javë të mbylljes dhe të karantinimit të cilët meritojnë mirënjohje dhe falenderime ata, familjarët e tyrë dhe natyrisht mjekët dhe personeli shëndetësor

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje