Basha tregon eksperiencën e fundit në tregjet me qytetarët, ka dhe një...

Basha tregon eksperiencën e fundit në tregjet me qytetarët, ka dhe një këshillë

56
0
Shares

Lulzim Basha ka reaguar në rrjetet sociale duke treguar se çfarë pa diten e sotme, teksa ishte duke bere pazarin e perditshem.

Basha tregon se pa një sjellje per t’u vlerësuar nga ana e qytetareve, të cilët po respektojnë rregullat e distancimit social dhe nisur nga kjo, Basha ka nje keshille per qytetaret.

Të dashur bashkëqytetarë, si shumë prej jush sot dola për disa blerje dhe pashë me kënaqësi respektimin e rregullave te distancimit social.

Ndonëse është një ditë e bukur pranvere, nuk duhet të harrojmë që jemi në kushtet e emergjencës dhe karantinës.

Ndaj dua tju përsëris sërish thirrjen time të respektoni të gjitha udhëzimet mbi distancimin social, sidomos kur jeni jashtë për nevojat e ditës! Ruani me fanatizëm distancën 1,5 metër!

E di që për shumë prej jush po bëhet e vështirë, por ju lutem mendoni se në këtë mënyrë po ruani veten, familjen dhe të afërmit tuaj.

Çdo ditë sakrificë për të ruajtur jetën dhe shëndetin është një betejë e fituar. Bashkë do tia dalim. #ditemetemira”,-shkruan Basha.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY