Sherr i madh mes dy familjeve në Dibër, policia i vë prangat...

Sherr i madh mes dy familjeve në Dibër, policia i vë prangat dy vëllezërve

366
0
Shares

Babë e bir mbetën të plagosur në një konflikt me dy vëllezër në Peshkopi. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Treg”.

Dy vëllezërit L.D dhe Xh.D mësohet se kanë goditur me mjete të forta babë e bir që ishin dhe komshinj të tyre, duke i lënë të plagosur.

Vëllezërit janë arrestuar nga policia me akuzën e “plagosjes së lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim”. Mbeten të paqarta arsyet e konfliktit mes palëve që çuan në plagosje.

Policia e Dibrës, pas njoftimit të marrë për një konflikt në lagjen ‘Treg’, Peshkopi, ku disa persona po konfliktoheshin me njëri – tjetrin, menjëherë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe ndërhyrjes në kohë bënë parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, duke arrestuar autorët e nisjes së konfliktit dhe konkretisht:

L. D., 24 vjeç, dhe XH. D., 20 vjeç, banues në Peshkopi, (vëllezër ) , të cilët u arrestuan për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” kryer nê bashkëpunim.

Dy vëllezërit në bashkëpunim me njëri – tjetrin për motive të dobëta, janë konfliktuar dhe kanë plagosur me mjete të forta, jashtë rrezikut për jetën (komshiun e tyre), shtetasin K.N dhe djalin e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme”,-njofton policia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY