Nuk u dha shpërblimin, reagon Rama për protestën e mjekëve: E kam...

Nuk u dha shpërblimin, reagon Rama për protestën e mjekëve: E kam thënë shqip! Mos u bëni mashë politike!

131
0
Shares

Ka reaguar prerë kryeministri Edi Rama, pas protestes se bere mengjesin e sotem nga ana e personelit te Urgjences se Lezhes.

Kush ka ngatërruar vijën e zjarrit në spitalet Covid e në autoambulanca, me detyrën e bluzës së bardhë në territor, duhet të kthjellohet e të mos turpërojë bluzën e bardhë”- shkruan Rama.

Nje mesazh e ka edhe per ata qe sipas tij, nxisin nga jashte kerkesat per shperblime pa asnje sens.

Reagimi i Rames 

Unë e kam thënë shqip që do të paguajmë 1000€ mbi pagën për mjekët e infermierët në Vijën e Zjarrit! Kush ka ngatërruar vijën e zjarrit në spitalet Covid e në autoambulanca, me detyrën e bluzës së bardhë në territor, duhet të kthjellohet e të mos turpërojë bluzën e bardhë!

Kush i nxit nga jashtë kërkesat për shpërblime pa asnjë sens bën politikën e mbrapshtë që ka bërë gjithnjë dhe do ndëshkohet nga populli, kush nga brenda bëhet mashë politike cënon misionin e shenjtë e moralin e bluzave të bardha në këtë luftë dhe nuk do të justifikohet në vijim!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY