“Kompania e antenave televizive fitoi tenderin te Shëndetësia”, PD denoncon sërish: Po...

“Kompania e antenave televizive fitoi tenderin te Shëndetësia”, PD denoncon sërish: Po klasifikohen tenderat si “sekret shtetëror”

36
0
Shares

Ish deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj në një deklaratë nga selia blu ka ngritur sërish problemin e transparencës me tenderat nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas Alibeajt, po mbahet sekret një aferë korruptive duke e klasifikuar tenderat si “sekret shtetëror”. Ish-deputeti tha se MSHMS se mbajtja sekret e katër tenderave është e paligjshme.

KLSH dhe SPAK duhet të verifikojnë, të hetojnë dhe të çojnë para drejtësisë këdo që vjedh paratë e shqiptarëve ne ditën më të vështirë”,-u shpreh ish-deputeti.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Sa herë qeveria kapet në shkelje të ligjit, ajo fshihet pas heshtjes apo sulmeve politike. Nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka asnjë reagim për 4 tenderat e klasifikuar “sekret” në kundërshtim me ligjin.

Këta tendera nuk kanë lidhje me sigurinë kombëtare. Blerja e mjeteve mbrojtëse për mjekët, pasi u zbulua skandali i maskave të skaduar, e aparateve respiratorë dhe e kiteve për testim gati 1 muaj pas identifikimit të rastit të parë me COVID 19 është bërë me procedure sekrete. Duket e pabesueshme por me procedurë “sekret shtetëror” është bërë edhe tenderi për trajtimin e mbetjeve spitalore.

Pse janë klasifikuar sekret shtetëror këto tendera? Cfarë fshihet pas tyre? Në vend që të bëjë transparencë, qeveria hesht.

Edi Rama ka urdhëruar të mbahet sekret informacioni se sa lekë u harxhuan për tenderat urgjentë të Ministrisë së Shëndetësisë, si u përzgjodhën kompanitë fituese apo çfarë ofertash bënë ato.

Shqiptarët kanë të drejtë të dinë sesi po i përdor qeveria paratë e tyre, nëse këto para po përdoren mirë apo nëse me to po abuzohet.

Pyetjet që kërkojnë përgjigje nga Edi Rama janë pyetje që i bën çdo qytetar që kërkon transparencë nga qeveria e tij.

1. Pse Edi Rama nuk lejon të bëhen transparente procedurat për 4 tenderat e Ministrisë së Shëndetësisë?
2. Sa është vlera e tenderave të shpallur sekret dhe kush ka paraqitur oferta?
3. Ku e cënon sigurinë kombëtare transparenca për blerjen e respiratorëve, të kiteve për testim, të mjeteve mbrojtëse për stafin shëndetësor apo kush do të trajtojë mbetjet spitalore.

Shpallja sekret e 4 tenderave të Ministrisë së Shëndetësisë është e paligjshme. Shqiptarët kanë të drejtë të dinë çfarë fshihet pas procedurave që, padrejtësisht, mbahen sekret.

Ajo që tërheq vëmendjen nga shpallja e fituesve është se kompani pa përvojë paracaktohen për të përfituar nga epidemia.

Njësoj si në rastin e kompanisë maqedonase të kompjuterave që mori tenderin e ushqimeve të Ministrisë së Mbrojtjes, edhe në tenderin e klasifikuar sekret të Ministrisë së Shëndetësië ka fituar një kompani antenash televizive.

“TBS 96” është e njëjta kompani që u përdor për shitjen e dekoderave për qytetarët me përkrahje sociale dhe që vetëm para pak kohësh ka shtuar si aktivitet të saj materialet dhe pajisjet mjekësore.

Nëse qeveria këmbëngul të mbajë sekret një aferë duke mos lejuar transparencën, Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe SPAK-u e kanë për detyrë të bëjnë transparencë. Ato duhet të verifikojnë, të hetojnë dhe të çojnë para drejtësisë këdo që vjedh paratë e shqiptarëve në ditën më të vështirë.

Për SPAK-un e sapokrijuar për të luftuar korrupsionin është e pafalshme heshtja apo infektimi nga virusi i kontrollit prej kryeminisrit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY