“Emigrantët do karantinohen në hotel me shpenzimet e tyre”, Rama tregon kush...

“Emigrantët do karantinohen në hotel me shpenzimet e tyre”, Rama tregon kush do të pranohet të kalojë kufirin

95
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se nuk do të pranohet në kufi asnjë shqiptar që është rezident me letra në një vend të huaj dhe që kërkon të vij në Shqipëri gjatë kësaj periudhe.

Ai ka thënë se personat e tjerë që kanë arsye madhore apo që nuk kanë qëndrim të përhershëm në shtetet e huaja, do të pranohen në Shqipëri, por me kusht që të qëndrojnë në karantinë 14 ditë në një hotel.

Kryeministri tha se emigrantet që do të kthehet, do të paguajë vetë shërbimin e hotelit dhe ushqimet dhe do të kontrollohet me polici që të mos dalë nga dhoma.

“Në 24 orët e ardhshme do të hyjmë në një proces të ndërmjetëm, kush do të vij në kufi me dokumenta rezidence të vendeve të tjera nuk do të lejohet. Ndërsa kush do të vij për motivet e tjera do të karantinohet për 14 ditë në hotel me shpenzimet e veta.

Do marrë një dhomë dhe do paguaj me paratë e tij një çmim fiks për ushqimin,Kjo është masë mbrojtëse për popullin tonë. Ardhja në Shqipëri nga vende të tjera ku janë rezident, është e papërgjegjshme ndaj njerëzve, familjes së tyre dhe vendit tonë.

Do trajtojmë çdo rast për secilin që do paraqitet në vijën kufitare, ata do të kalojnë 14 ditëshin e karantinës së detyruar, do të jenë të kontrolluar nga policia dhe do të ndalohen të dalin nga dhoma”,-u shpreh kryeministri.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/296657904638843/

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY