Viktima 67-vjeçare nga Tirana, dalin detajet mbi gjendjen e pacientëve të shtruar...

Viktima 67-vjeçare nga Tirana, dalin detajet mbi gjendjen e pacientëve të shtruar në Infektiv

50
0
Shares

Fatkeqesisht, Shqiperia ka shenuar viktimen e 18 nga koronavirusi, nje numer i cili eshte rritur ndjeshem diteve te fundit, ndersa sot u shenuan 29 raste te tjera, duke e çuar numrin ne 333.

Lajmin e ka bere me dije Ministria e Shendetesie, e cila njoftoi se pacienti qe nderroi jete mengjesin e sotem ne Infektiv, ishte nje 67-vjecar, i cili mjekohej edhe me hemodialize.

Ju informojmë se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 67 vjecar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19. Pacienti ishte i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, prej 6 ditësh ishte i intubuar dhe në hemodializë që e kryente brenda spitalit Infektiv”– njoftoi sot Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik, gjate komunikimit me mediat per situaten me te fundit te koronavirusit ne vend.

Sipas saj, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, 67 vjecari ka ndërruar jetë.

Ministria e Shendetsise ka bere me dije sot se ne te dy spitalet per COVID ne vend po trajtohen aktualisht 71 paciente.

“Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 66 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa një është i intubuar”- njoftoi sot MSH.

Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar, 2 prej të cilëve janë të intubuar.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY