Vdes naftëtari gjatë punës, vihet në pranga shefi i sektorit në Kuçovë

Vdes naftëtari gjatë punës, vihet në pranga shefi i sektorit në Kuçovë

58
0
Shares

Policia e Beratit ka njoftuar arrestimin e nje personi me rendesi te larte në Kuçovë. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për shefin e sektorit ne ndermarrjen e prodhimit dhe nxjerrjes te Naftës.

Shkak per arrestimin e tij, eshte bere vdekja e nje punonjesi 60-vjeçar, çka e ngarkonte me pergjegjesi per kujdesin ndaj tij.

NJOFTIMI I POLICISE

Arrestohet në flagrancë Shefi Sektorit në Ndërmarrjen e Prodhimit e Nxjerrjes të Naftës, në Kuçovë, për shkelje të rregullave në punë, nga pakujdesia.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.T., 48 vjeç banues në Kuçovë, me detyrë Shefi i Sektorit në Ndërmarrjen e Prodhimit e Nxjerrjes së Naftës në Kuçovë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë  pasi, në këtë ndërmarrje  shtetasi L.F., 60 vjeç duke punuar është aksidentuar dhe ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Shkelje e Rregullave në punë nga Pakujdesia”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY