Sulmohen e digjen antenat e 5 G, dy teorite konspirative

Ndaje

BBC

Ditet e fundit ka pasur raportime për njerëz që i vënë flakën stacioneve 5G, kurse inxhinierët e internetit janë abuzuar në rrugë.

Një kërkim i lidh këto pretendime me dy teori problematike.

Teoritë konspirative që i lidhin sinjalet 5G me pandeminë e koronavirusit vazhdojnë të përhapen, edhe pse nuk ka ndonjë provë që tregon se sinjalet telefonikë përbëjnë rrezik për shëndetin.

Njëra sugjeron se rrjeti 5G e shtyp sistemin imunitar dhe tjetra thotë se virusi po përhape valët e rrjetit për të komunikuar dhe zgjedhur viktimat, duke përshpëjtuar kështu përhapjen e tij.

Lidhur me të parën- ndërsa 5G përdor frekuenca të ndryshme radiofonike nga paraardhësit e tij, është e rëndësishme që të theksohet se brezi i valës së përfshirë është sërish ‘jo-jonizues’.

Kjo do të thotë se i mungon energjia e mjaftueshme për të copëtuar ADN-në në qelizat tona për të shkaktuar dëme.

Dhe për këtë nuk është e nevojshme që të flisni me industrinë e celularëve.

Në mars, shkencëtarët e Komisionit Ndërkombëtar për Mbrojtjen nga Rrezatimi Jo-Jonizues përfunduan një studim të madh për të gjitha çështjet që lidhen me këtë temë deri më tani.

Konstatimi kryesor është se nuk ka asnjë provë që rrjetet 5G ose sistemet e mëhershme mund të shkaktojnë kancer ose sëmundje tjetër, edhe pse rekomandojnë kufij më të shtrënguar në aftësitë transmetuese të vetë aparateve.

Teoria e dytë duket se bazohet te puna e një biologu, fitues i çmimit Nobel, që sugjeron se bakteret mund të gjenerojnë valë radio.

Por kjo mbetet një ide e diskutueshme dhe jashtë mendimit kryesor shkencor.

Dhe në çdo rast, Covid-19 është një virus më shumë se një bakter.

Eziston një tjetër problem i madh me këto dy teori. Koronavirusi po përhapet në qytetet ku 5G nuk është vendosur akoma kjo teknologji.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje