Shërohet nga koronavirusi mjeku Dhimitër Kraja

Shërohet nga koronavirusi mjeku Dhimitër Kraja

32
0
Shares

Sapo ka mposhtur koronavirusin mjeku i njohur, Dhimitër Kraja.Lajmin e mirë e jep ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shkruan në “Facebook” se profesor Kraja sapo ka lënë ambientet e Spitalit Infektiv.

Lajm shumë i mirë nga spitali infektiv🙏🏼 Sapo ka dalë i shëruar prof. Dhimitër Kraja!”, shkruan Manastirliu.

Mjeku i njohur, Dhimitër Kraja, kishte dalë në pension, por u rikthye tek Infektivi, për të shërbyer dhe ndihmuar stafin mjekësor në këto ditë të vështira të përballjes me COVID-19. Ai rezultoi pozitiv me koronavirus, por fatmirësisht ka arritur ta mundë virusin vdekjeprurës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY