Shehaj tjetër mision për përballimin e situatës, merr nismën e madhe për...

Shehaj tjetër mision për përballimin e situatës, merr nismën e madhe për të blerë të tjerë respiratorë

79
0
Shares

Ish-deputeti Agron Shehaj vijon te flase me vepra persa i perket perballimit te situates nga koronavirusi.

Pas dhurimit te dy respiratoreve, ish-deputeti njofton se ka hapur nje llogari publike ku hidhen donacione per te blere disa respiratore te tjere per t’ia dhuruar spitaleve ne Shqiperi.

Shehaj garanton transparence ne shumat qe do te mblidhen.

https://www.gofundme.com/f/covid19-respiratore-per-te-semuret-ne-shqiperi

POSTIMI I PLOTE

Respiratorët mund të shpëtojnë jetën e të prekurve nga Covid-19, ndaj për këtë arsye vendosa t’i dhuroj Spitalit të Sanatoriumit Shefqet Ndroqi 2 pajisje.

Shume qytetarë, edhe nga perëndimi, më kanë shkruar dhe kanë ofruar ndihmën e tyre për të blerë respiratorë të tjerë.

Jam i gatshëm të organizoj mbledhjen e fondeve dhe blerjen e sa më shumë respiratorëve për spitalet në Shqipëri.

Për këtë arsye kam nisur një fushatë në gofundme dhe ftoj të gjithë ata që kanë dëshirë të japin një kontribut financiar duke dhuruar.

Kërkesa e lartë dhe mungesa e respiratoreve ka bere që ato të jenë shumë të vështira për t’u gjetur në tregun ndërkombëtar. Prandaj, në bazë të afatit të dorëzimit, çmimi mund të shkoj aktualisht nga rreth 15.000 euro deri në mbi 50.000 euro.

Sidoqoftë ju garantoj transparencë maksimale mbi manaxhimin e fondeve dhe çmimin e pajisjeve të disponueshme.

Shpresoj që e gjithë kjo situatë të kalojë sa më parë dhe të gjithë bashkë t’i rikthehemi normalitetit!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY