Rama premtoi shtrëngim të masave dhe paralajmëroi për burg, reagon presidenti Meta

Rama premtoi shtrëngim të masave dhe paralajmëroi për burg, reagon presidenti Meta

34
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka reaguar së fundmi lidhur me masat e rrepta dhe aktin normativ që ka miratuar qeveria ne kohen e pandemise.

Meta, nepermjet nje deklarate, shprehet se çdo mase e marre duhet te jetë ne perputhje me kushtetuten e Republikes dhe te ligjeve ne fuqi, ndersa nga ana tjeter, shprehet se vetem keshtu do te sigurohet te mos kete konflikte me shoqerine.

Deklaratë e Presidentit të Republikës Ilir Meta

I ftoj të gjithë qytetarët të respektojnë me përpikmëri të gjitha udhëzimet dhe kufizimet e bëra publike për shkak të pandemisë globale COVID-19, pasi kjo është në interesin tonë të përbashkët.

Në këtë mënyrë jo vetëm mbrojmë shëndetin tonë, por ndihmojmë njëkohësisht mjekët dhe personelin shëndetësor, që po sakrifikon dhe rrezikon për shëndetin e të gjithëve ne.

Ndërkohë, është me rëndësi që çdo akt i Këshillit të Ministrave që miratohet në këtë situatë, t’i nënshtrohet paraprakisht një vlerësimi sa më të thelluar, në proporcion me gjendjen që dikton domosdoshmërisht miratimin e tyre.

Çdo masë e marrë duhet të jetë në përputhje me interesin e përgjithshëm publik dhe kombëtar, dhe në harmoni me hierarkinë e normave në fuqi, në mënyrë që miratimi i masave kufizuese të mos rrezikojë krijimin e konflikteve të reja sociale dhe gjyqësore.

Masat kufizuese duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe të ligjeve në fuqi, por edhe t’i përgjigjen vetëm nevojës dhe urgjencës së përballimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shpallur nga Këshilli i Ministrave.

Bashkëpunimi më i ngushtë midis qytetarëve dhe institucioneve është garanci krysore për përballimin sa më efikas të kësaj pandemie për të gjithë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY