“Rama i kapur në flagrancë duke gënjyer”, Bardhi publikon videon: Ekonomia nuk...

“Rama i kapur në flagrancë duke gënjyer”, Bardhi publikon videon: Ekonomia nuk mbahet në këmbë me mashtrime

52
0
Shares

Sekretari i Pergjithshem i Partise Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar ashper se fundmi lidhur me propozimet e kryeministrit Edi Rama sa i takon pageses se qytetareve dhe kontratave te qerave.

Bardhi rendit sipas tij, te gjitha genjeshtrat e thena kete 1 muaj, duke u perqendruar tek ndihmat te shperndara neper familje, lenien pas dore te shume bizneseve dhe deri tek paga e punonjesve qe jane aktualisht ne shtepi.

Më 17 mars Edi Rama u premtoi shqiptarëve se "NUK DO TË VIJË FUNDI I MUAJIT PA PAGËN E GJITHKUJT NDËR JU QË QËNDRON NË…

Publiée par Gazment Bardhi sur Samedi 4 avril 2020

Më 17 mars Edi Rama u premtoi shqiptarëve se “NUK DO TË VIJË FUNDI I MUAJIT PA PAGËN E GJITHKUJT NDËR JU QË QËNDRON NË SHTËPI SI PASOJË E MBYLLJES SË BIZNESIT KU PUNON!”.

E vërteta është se Edi Rama i ka gënjyer dhe braktisur qytetarët. Ai kapet çdo ditë në flagrancë duke gënjyer shqiptarët.

1. Premtoi se gjithkush do të kenë pagesën në fund të muajit mars për bizneset e mbyllura, por marsi kaloi dhe ai nuk dha asnjë qindarkë.
2. Premtoi se askush nuk do të mbetet pa ndihmë financiare, por la jashtë paketes së ndihmës mijëra biznese dhe qindra mijë kryefamiljarë dhe qytetarë në nevojë.
3. Premtoi ndihmë me ushqime e ilaçe për të gjitha familjet në nevojë dhe pensionistët, por ka braktisur mijëra famije e pensionistë, që janë në kufinjtë e mbijetesës.

Ekonomia e familjeve të papuna dhe ekonomia e vendit nuk mbahet në këmbë me mashtrime dhe propagandë. Shqiptarët meritojnë një paketë reale të ndihmës financiare, që nuk përjashton askënd”,-shkruan Bardhi ne rrjetet sociale.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY