Radio gjermane boton lajmin e cuditshem, gjermanet blejne shume miell

Radio gjermane boton lajmin e cuditshem, gjermanet blejne shume miell

144
0
Shares
Kërkesa për miell është rritur kaq shumë së fundmi në Gjermani, saqë mullinjtë tradicionalë të mbingarkuar nuk i përballojnë dot me kapacitetet e tyre të paketimit, shkruan radio dojce welle duke cuditur te gjithe ndjekesit.

Në krizën e Coronës është rritur së tepërmi kërkesa për miell në Gjermani. Pakot me miell janë kthyer në një mall shumë të kërkuar në raftet e supermarketeve. Shpeshherë ka ngushtica edhe në furnizime. Sipas Anne-Kristin Barth, nga Shoqata e Sipërmarrjeve të Mullinjve dhe Grurit, mungesa e miellit në supermarkete nuk ka të bëjë me mungesën e grurit. Problemi është se kërkesa është rritur kaq shumë, katër deri në pesë herë më shumë javët e fundit. „Ka për të gjithë, por kapacitetet e paketimit janë të kufizuara”, thotë Barth për epd, transmeton DW.

Ka 300 vjet që në qytetin gjerman Hemer mulliri „Sundwiger Mühle” bluan grurin për miell. Por një kërkesë si në javët e fundit, punonjësit nuk e kanë përjetuar asnjëherë, shkruan agjencia epd, shërbimi evangjelist i shtypit. „Nuk do e kisha menduar, se situata për biznesin tonë do të ndryshonte në mënyrë kaq të shpejtë”, thotë pronari Johannes Alberts. „Kemi shitur gjashtë herë më shumë, se në kohë normale.” Megjithëse ka shumë fitime këto kohë, dëshira e Alberts do ishte të shiste më ngadalë, sepse dëshiton edhe t’i këshillojë klientët.

Alberts ka përpunuar 14 tonë grurë në tre javët e shkuara, një shifër disa herë me madhe se ajo normale. E megjithatë klientët qëndrojnë në radhë para dyqanit të tij në Hemer, Sauerland. Mullixhiu thotë, se mungesa e miellit vjen për shkak të blerjeve masive. „Një situatë e çmendur. Shumë njerëz blejnë thasë 25 kg me miell për të krijuar rezerva.” Shumë klientë vijnë në drejt e në dyqanin e mullirit, sepse nuk gjejnë në supermarket më miell.

Edhe Stephan Kill nga Grupi i Mullixhinjve, Roland Mills United në Recklinghausen thotë, se është muaji i dytë që ata po prodhojnë në kufirin e kapaciteteve. Mullinjtë, ku punon ai e kanë rritur prodhimin e paketimeve të miellit për kg nga 150.000 në 250.000 pako në ditë. Grurë ka, por nuk mund t’i përgjigjemi kaq shpejt kërkesës, thotë Kill. Edhe kapaciteti i makinerive është i kufizuar. Ai pret që ngushticat në furnizim të kalojnë shpejt deri në ditët e pashkëve. la/epd

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY