Personi i nëntë me koronavirus në Elbasan është një kasap

Personi i nëntë me koronavirus në Elbasan është një kasap

73
0
Shares

Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije sot për një rast të ri me koronavirus në Elbasan duke e çuar në 9 numrin total të të prekurve në këtë rreth.

Abc News mëson se bëhet fjalë për një burrë 57 vjeç, i cili punonte si kasap në një prej lagjeve të qytetit të Elbasanit.

ISHP njoftoi sot për 29 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëvë të fundit në vend duke e çuar numrin total të të prekurve në 333, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 18.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Elbasan Has, Lushnje, Kavajë, Lezhë, dhe Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 157 raste
– Durrës 33 raste

– Lushnje 5 raste
– Elbasan 9 raste
– Fier 25 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 31 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 1 rast
– Has 9 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY