Mustafaj flet në RAI: Mos të bëhet propagandë sikur 30 mjekët po...

Mustafaj flet në RAI: Mos të bëhet propagandë sikur 30 mjekët po shpëtojnë Italinë

82
0
Shares

Vazhdon ende te diskutohet gjatë dërgimi i 30 mjekëve në Itali, gjest qe per disa eshte komentuar si pozitiv, e per disa te tjere si nje tentative per te lartesuar imazhin e kryeministrit Edi Rama.

Edhe gjatë emisionit në Radio 3 të RAI është komentuar gjerësisht akti i dërgimit të 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali, ku biseda është përqendruar fillimisht tek fjalimi i mbajtur në Rinas i kryeministrit Edi Rama.

Në emision është pyetur edhe shkrimtari dhe ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, i cili ka dhënë disa konsiderata:

Qeveria shqiptare nuk ka bërë asgjë të jashtëzakonshme, por ka zbatuar urdhërat e OBSH, sepse e di që kapacitetet e sistemit shëndetësor shqiptar janë shumë të dobëta përballë një krize të këtillë të tmerrshme. Në këtë kuptim njerëzit kanë mirëkuptuar masat e qeverisë.

Gjesti i dërgimit të 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali është një gjest simbolik, i cili demonstron se shqiptarët janë një popull me zemër, por tani nuk duhet të shndërrohet në një akt propagande, i tillë sa të besohet që janë këta 30 mjekë dhe infermierë që do të shpëtojnë Italinë.”

I te njejtit mendim, kane qene analiste si Fatos Lubonja dhe Ergys Mertit, te cilet e konsiderojne operacion propagandistik.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY