LAJMI I FUNDIT/ Gjendet e mbytur nje grua ne Berat

LAJMI I FUNDIT/ Gjendet e mbytur nje grua ne Berat

133
0
Shares

Nje grua u gjet e mbytur kete mbremje ne Berat. Gruaja rreth 48 vjec u gjet e mbytur ne lume, afer Ures se Kucit, njoftojne burime nga policia lokale.

Ajo eshte identifikuar. Drita Breganaku kishte dy jave qe ishte larguar nga shtepia.

48-vjeçarja eshte banuese në lagjen Uznovë, e martuar dhe me 2 fëmijë.

Gjatë komunikimit me oficerin e policisë gjyqësore është dëshmuar nga bashkëshorti se gruaja e tij ishte larguar nga banesa dy javë më parë dhe për largimin e saj ai kishte bërë edhe denoncim në polici.

Bashkëshorti ka deklaruar se nuk kanë pasur konflikte dhe se familjarët pas largimit të saj kanë dyshuar se mund të kishte rënë aksidentalisht në lumë.

Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se, kanë filluar hetimet në lidhje me ngjarjen dhe po punohet për zbardhjen e plotë të saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY