Basha publikon shkrimin e prestigjiozes evropiane për Teatrin Kombëtar: Po përballet me...

Basha publikon shkrimin e prestigjiozes evropiane për Teatrin Kombëtar: Po përballet me rrezikun e shembjes

31
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar shkrimin e organizatës prestigjioze “Europa Nostra dhe Institutit të Bankës së Investimeve Evropiane, të cilat e listojnë Teatrin tonë Kombëtar mes shtatë monumenteve më të rrezikuara në Europë që duhen mbrojtur.

Basha shkruan se ruajtja dhe restaurimi i Teatrit Kombëtar është dhuratë e paçmueshme për brezat. “Trashëgimia jonë kulturore është e pazëvendësueshme, dhe ne kemi detyrimin ta mbrojmë atë”,-shkruan Basha.

Mesazhi i Bashës:

Teatri ynë Kombëtar është futur nga organizata prestigjioze Europa Nostra dhe Instituti i Bankës së Investimeve Europiane ne Listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara në Europë që duhen mbrojtur.

“Teatri Kombëtar, shembull i arkitekturës moderne Italiane të viteve 30-të, është një nga qendrat më të rëndësishme kulturore në vend, dhe po përballet me rrezikun e shembjes”!

Urime nga zemra dhe mirënjohje të pakufishme për Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit – zyrtare dhe mijëra qytetarë që me qëndresën e tyre u përballën pa u sprapsur, me aferën e shembjes së Teatrit Kombëtar për të ndërtuar aty kullat e pastrimit të parave të drogës dhe korrupsionit.

Ruajtja dhe restaurimi i Teatrit Kombëtar është dhuratë e paçmueshme për brezat. Trashëgimia jonë kulturore është e pazëvendësueshme, dhe ne kemi detyrimin ta mbrojmë atë.

Falemnderit Europa Nostra, falemnderit Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe qytetarëve-engjëj mbrojtës të Teatrit Kombëtar. #mbroteatrin #ditemetemira

Europe’s 7 Most Endangered heritage sites 2020 announced

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY