Burrë e grua me koronavirus në Fier, viktima e djeshme u infektua...

Burrë e grua me koronavirus në Fier, viktima e djeshme u infektua nga i vëllai

133
0
Shares

Fieri prej disa ditësh kishte rënë në qetësi sa i përket rasteve të reja me COVID-19, por sot konfirmohen dhe dy të infektuar të rinj duke çuar në 25 numrin total të  të prekurve me koronavirus në këtë rreth.

Burime të ABC News bëjnë me dije se ata janë një cift bashkëshortësh në moshë të thyer banuese në lagjen 15 Tetori.

Nderkaq, te njejtat burime, bejne me dije se viktima e 16 nga koronavirusi, 78-vjeçari, vdiq si rezultat i infektimit nga i vëllai i tij.

Mësohet se i moshuari disa ditë më parë ka shkuar për të vizituar të vëllain e tij që ndodhej i shtruar në spital me pneumoni. Dhe mendohet se është infektuar me koronavirus në ambientet e spitalit të Durrësit, atje ku ndodhej i shtruar vëllai.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY